Fakte rreth projektit
Qëllimi: Forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave përmes modernizimit të saj, i cili do të rriste produktivitetin në operim dhe do të kontribuonte në ngritjen e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në fushën e dërgesave të shpejta, zbulimin e flukseve të paligjshme financiare, si dhe analizën e rrezikut në tregtinë elektronike. Projekti mundëson kompjuterizimin dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore për përmirësimin e shërbimeve që vendi ofron për operatorët ekonomikë dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë kombëtare nëpërmjet kontrollit më të mirë të lëvizjes ndërkombëtare të mallrave dhe udhëtarëve.
Kohëzgjatja: viti 2020
Vlera: 700 000 €
Rezultati: Është përgatitur Raporti me propozim - krijimi i Masterplanit pas analizës së procesit aktual dhe sistemit TI të Drejtorisë së Doganave dhe propozimi për një model zhvillimi. Si rekomandim për mbështetjen e mëvonshme të Drejtorisë së Doganave nga Shërbimi Doganor i Koresë së Jugut është ndihma në sigurimin e fondeve për zbatimin e projektit dhe në proceset e ardhshme të prokurimit.