Tranzit
Një procedurë tranziti lejon lëvizjen nga një vend në tjetrin brenda zonës doganore nën kontrollin e autoritetit doganor.
Lëvizjet tranzite mund të kryhen:
- Në përputhje me procedurën e përcaktuar me Ligjin Doganor dhe me Dekretin për Zbatimin e Ligjit Doganor (tranzit kombëtar);
- Në përputhje me procedurën e përcaktuar me Konventën për procedurën e përbashkët të tranzitit (tranzit i përbashkët kjo procedurë zbatohet nga data 01.07.2015);
- Në përputhje me procedurën e karnetit TIR të parashikuar nga Konventa TIR;
- Sipas procedurës me ATA karnet;
- Sipas procedurës me formularin 302;
- Me postë (përfshirë artikujt postarë).
Në procedurën e tranzitit kombëtar aprovohet lëvizja e:
- mallrave të huaja të cilat, duke i vendosur në këtë procedurë, nuk i nënshtrohen pagesës së detyrimeve të importit dhe detyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare, dhe
- mallrave vendase, në raste dhe kushte të caktuara, për të parandaluar mallrat që mbulohen nga masat e eksportit ose që përfitojnë nga masat e eksportit, të shmangin ose të përdorin në mënyrë të pajustifikueshme ato masa.
Procedura e tranzitit të përbashkët mund të kryhet si procedurë T1 ose T2 në varësi të rastit. Procedura T2 mund të zbatohet vetëm për mallrat që kanë statusin e mallrave të Bashkimit Evropian, të cilat kanë mbërritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurën T2 dhe janë rieksportuar nga zona doganore në përputhje me kushtet e veçanta të përcaktuara në nenin 9 të Konventës për Procedurën e Përbashkët të Tranzitit. Për të gjitha mallrat e tjera kryhet procedura T1.
Sistemi i ri i kompjuterizuar i tranzitit