Akciza për alkoolin etilik dhe pijet alkoolike të prodhuara nga distileri të vogla
Akciza për alkoolin etilik dhe pijet alkoolike të prodhuara nga prodhuesi i vogël i pavarur i alkoolit etilik dhe pijeve alkoolike paguhet në shumë prej 50% të akcizës së përcaktuar nga neni 58 paragrafi (5) i Ligjit për akciza. Prodhuesi i vogël i pavarur i alkoolit etilik dhe pijeve alkoolike e paguan akcizën duke paraqitur një deklaratë akcize pranë organit doganor kompetent në përputhje me dispozitat e nenit 60 të këtij ligji. Dispozitat zbatohen edhe për sasitë e importuara të alkoolit etilik dhe pijeve alkoolike që prodhohen sipas kushteve të nenit 70 paragrafit (1) të këtij ligji, gjë që vërtetohet me dorëzimin e dokumentit për prodhimin e përgjithshëm vjetor, të lëshuar nga organi kompetent i vendit eksportues.