Armë dhe municion

Оружје и муниција

Me ligj ndalohet importimi dhe bartja e të gjitha llojeve të armëve dhe municionit nëpërmjet territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë:

  • armë zjarri
  • armë kolektive
  • armë pneumatike
  • armë me gaz
  • armë shpërthyese
  • armë të ftohta (thika, kamë, shpata, etj.)
  • armë harkore
  • armë sinjalizuese e dritës dhe zërit
  • armë trullosëse elektrike
  • municioni

Sjellja e armëve dhe municioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut lejohet vetëm nëse keni autorizim/leje të veçantë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo i referohet armëve të përdorura për gjueti.

Armët nuk konsiderohen:

  • Armët dekorative
  • Armët imituese
  • Armët e lashta
  • Një armë që është e çaktivizuar përgjithmonë për përdorim
  • Replikë e armës antike
  • Armët për qëllime industriale dhe
  • Harponët për peshkim me shtizë

Në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore parashikohen masat përkatëse penale.

Scroll to top

.