Воспоставување на нов граничен премин (ГП) Струмјани – Берово (Клепало) помеѓу Бугарија и Северна Македонија

    Реконструкција и модернизација на граничен премин (ГП) Делчево со Бугарија согласно ЕУ стандарди

    Projekti do të realizohet në dy komponentë:

    1. Renovimi dhe modernizimi i pikës kufitare Dellçevë (renovimi i ndërtesës administrative, renovimi dhe zgjerimi i ndërtesës së terminalit, infrastruktura rrugore e renovuar e pikës kufitare, ndërtimi i një impianti të trajtimit të ujërave) me qëllim përmirësimin e kushteve dhe kapaciteteve të tij. Pika kufitare do të përjetojë një renovim të rëndësishëm që do të mundësojë kushte më të mira për punën e zyrtarëve doganor dhe policorë dhe do të lejojë zbatimin më efikas dhe në kohë të procedurave.
    2. Modernizimi i terminaleve doganore në pronësi shtetërore me përfshirjen e pajisjeve moderne dhe teknologjisë për zbatimin e proceseve doganore. Komponenta e dytë do të përfshijë modernizimin e pajisjeve në 9 kalime kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe integrimin e këtyre komponentëve dhe elementeve me zgjidhjet moderne doganore. Në kuadër të kësaj komponente, parashikohet një ndikim direkt në efikasitetin dhe reduktimin e kohës për procedurat doganore.

    FAKTET PËR PROJEKTIN:

    • Qëllimi i përgjithshëm: Përmirësimi i sigurisë kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të njëjtën kohë sigurimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
    • Qëllimet specifike: Përmirësimi i kushteve dhe kapaciteteve të kalimit kufitar të Dellçevës, si dhe sigurimi i pajisjeve moderne dhe teknologjive të reja për zbatimin e proceseve doganore.
    • Kohëzgjatja: 2024 – 2027 (36 muaj)
    • Vlera: 4,2 milionë euro
    • Rezultati: Kalimi kufitar i renovuar dhe modernizuar i Dellçevës (ndërtesa administrative, ndërtesa e terminalit për doganën e mallrave, infrastruktura rrugore e kalimit kufitar, impianti i trajtimit të ujërave i ndërtuar dhe funksional), pajisjet e blera dhe të instaluar në të paktën 9 kalime kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një integrator IKT të zhvilluar dhe funksional.

    Изградба на ганичен премин со Република Грција – Маркова Нога

    Развој на системи за регистрација и идентификација на економски оператор (EORI) и Eднообразно управување со корисници и дигитален потпис (UUM&DS)

    Scroll to top

    .