Pagesa e akcizës për produktet e ndërmjetme dhe pijet alkoolike
Akciza e produkteve të ndërmjetme dhe pijeve alkoolike paguhet kur ato hidhen në treg nga një magazinë akcize duke paraqitur një deklaratë akcize për sasitë e produkteve të ndërmjetme dhe pijeve alkoolike që dalin në treg gjatë muajit kalendarik.
Akcizapaguesi dorëzon deklaratën e akcizës pranë organit doganor kompetent dhe e paguan akcizën jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës. Përjashtimisht, në rast se dita e fundit e pagesës së akcizës është ditë jopune, paguesi është e detyruar të paguajë akcizën e llogaritur jo më vonë se dita e parë e punës pasuese.
Akciza për produktet e ndërmjetme dhe pijet alkoolike të forta gjatë importit paguhet brenda afateve dhe në mënyrën e parashikuar për pagimin e detyrimeve të importit, me përjashtim të rasteve kur mallrat e akcizës i nënshtrohen procedurës së shtyrjes së akcizës.