Detyrimet e mbajtësit të lejes së akcizës

Mbajtësi i një magazine akcize është i detyruar të:

  • të sigurojë ruajtjen adekuate të mallrave të akcizës në magazinën e akcizës;
  • të mbikëqyrë dhe deklarojë pranë autoritetit doganor kompetent të gjitha procedurat e prodhimit, përpunimit, magazinimit, dorëzimit dhe pranimit të mallrave të akcizës;
  • konstaton humbjet, përkatësisht mungesën e mallrave të akcizës dhe njofton autoritetin kompetent doganor;
  • të kontrollojë nëse ka parregullsi në funksionimin e magazinës së akcizës;
  • të sigurojë kushte për mbikëqyrje dhe kontroll të rregullt;
  • të mbajë shënime të rregullta dhe të sakta të mallrave të akcizës;
  • të monitorojë sigurinë e akcizës dhe nëse është e nevojshme të rrisë masën e garancisë; dhe
  • të njoftojë autoritetin doganor kompetent për çdo ndryshim në të dhënat dhe/ose kushtet në të cilat është lëshuar leja e akcizës dhe të kërkojë ndryshimin e lejes së akcizës.
Scroll to top

.