Bartja e parave të huaja efektive

Изнесување на ефективни странски пари

Rezidentët në dalje nga Republika e Maqedonisë munden lirisht të bartin me vete para të huaja efektive dhe çeqe në para të huaja në kundërvlerë deri më 2.000 euro.

Rezidentët

Rezidentët në dalje nga Republika e Maqedonisë munden lirisht të bartin para të huaja efektive ose çeqe në para të huaja efektive në kundërvlerë prej 2.000 deri më 10.000 euro, vetëm nëse gjatë kalimit të kufirit shtetëror te autoritetet kompetente doganore raportojnë shumën e parave të huaja efektive dhe çeqeve në para të huaja efektive.

Parat e huaja efektive nga rezidentët që barten mbështetur në një vërtetim nga banka e autorizuar ose zyra e këmbimit për blerje të parave të huaja efektive ose mbështetur në një vërtetim nga banka për marrje të devizave (parave të huaja efektive) nga kontoja.

Vërtetimi nga paragrafi (3) i këtij neni vlen deri te kalimi i parë i kufirit, ndërsa më së voni 90 ditë nga dita e lëshimit.

Rezidentët nuk guxojnë të bartin para të huaja efektive dhe çeqe gjatë daljes nga vendi në kundërvlerë që tejkalon 10.000 euro.

Jo rezidentët

Shuma e parave të huaja efektive dhe çeqeve që lejohet të bartet në dalje nga Republika e Maqedonisë për jo rezidentët nuk mund të tejkaloj shumën që gjatë kalimit të kufirit shtetëror e kanë raportuar tek autoritetet kompetente doganore.

Scroll to top

.