Kafshë

Manarë

Për çdo manar që transportohet përmes kalimit kufitar të Republikës së Maqedonisë, pronari ose personi përgjegjës, duhet të posedoj dokumentacionin përkatës për identifikim, respektivisht:

  • Certifikatë shëndetësore nga veterinari lëshuar nga veterinari zyrtar i vendit të dorëzimit
  • Pasaportë të lëshuar nga veterinari i vendit të dorëzimit, që është i detyrueshëm për të gjitha llojet e qenve, maceve dhe nuselala, etj
  • Deklaratë, lëshuar nga pronari ose personi përgjegjës, që është e detyrueshme për të gjitha llojet e shpendëve, me kusht që të vijnë nga vendet anëtare të
  • Organizatës ndërkombëtare për mbrojtje shëndetësore të kafshëve (OIE).

Organi doganor lejon import të manarëve në Republikën e Maqedonisë që nuk janë destinuar për tregti, pa dallim të numrit të njësive, nëse Drejtoria për veterinari pa kontroll paraprak të pikës së kalimit kufitar lëshon aprovim për import, respektivisht dokument hyrës të veterinarit DHV.

Prodhime nga origjina shtazore

Udhëtarët mund të importojnë prodhime të origjinës shtazore në territorin e Republikës së Maqedonisë (djathë, kaçkavall, prodhime mishi) në sasi totale deri në 1 kg.

Nëse prodhimet me origjinë shtazore tejkalojnë sasinë më të madhe se 1 kg. Udhëtari duhet të posedoj vërtetim për kontroll të detyrueshëm të mallit nga Inspektorati sanitar veterinar.

Scroll to top

.