Bimë dhe shtazë të rrezikuara
Importimi dhe eksportimi i shtazë dhe bimëve të rrezikuara dhe prodhimeve të tyre në/nga territori i Republikës së Maqedonisë, sipas CITES (Konventës për tregti ndërkombëtare me specie të rrezikuara të florës dhe faunës së egër) është rreptësishtë i ndaluar me ligj.
Për qarkullim me specie të rrezikuara dhe mbrojtura të specieve të bimëve të egra, kërpudhave dhe prodhimeve të prodhuara nga to, duhet parashtruar dokument përkatës respektivisht patentë nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, patentë që duhet marrë paraprakisht.
Bimët dhe shtazët e importuara ilegalisht më së shpeshti janë të rrezikuara me sëmundje dhe parazitë të rrezikshëm.
Specie të mbrojtura të shtazëve dhe prodhimeve të tyre janë:
- Ariu i bardhë, sokoli gri, flutura Hipparchia semele- e rrezikuar në mënyrë kritike, ujqer, gjarpërinj, hardhuca dhe kafshë tropikale.
- Korale dhe guaca,
- Bimë ekzotike (orhidea, kaktus) etj,
- Të gjitha llojet e objekteve që prodhohen nga speciet e bimëve dhe shtazëve të rrezikuara, si:
- Instrumente muzikore
- Artefakte nga koralet dhe kocka e elefantit
- Veshmbathje dhe aksesorë mode etj.
Nëpunësit doganor, nëpunësit policor ose inspektorët do ti sekuestrojnë dërgesat ilegale, ndërsa kontrabanduesi, përpos gjobës, do ti mbuloj edhe të gjitha shpenzimet tjera për kujdesin e përkohshëm ose ruajtjen e dërgesave të këtilla.