Qendra tajonale e trajnimit
Misioni
Trajnimi i të punësuarve për nevojat e Drejtorisë së Doganave dhe komunitetit të biznesit, i nevojshëm për integrimin rajonal të CEFTA 2006, përmes krijimit të programeve profesionale për trajnim të përhershëm me zbatimin e plotë të standardeve profesionale të rekomanduara nga Organizata Botërore e Doganave.
Vizioni
Promovimi i qendrës së trajnimit për aftësimin e përhershëm profesional të nëpunësve doganorë dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në mënyrë që ajo të mund të rritet në një institucion lider për trajnime në tema që lidhen me rregullat tregtare dhe lehtësimin e tregtisë në kuadër të sistemit tregtar shumëpalësh, i cili do të bazohet tërësisht në standardet profesionale të Organizatës Botërore të Doganave për Republikën e Maqedonisë dhe rajonin e CEFTA 2006.
Kapacitetet e QRT-së
Qendra rajonale e trajnimit ndodhet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Fakulteti ka 4 amfiteatro, nga të cilët më i vogli ka një kapacitet prej 80 dëgjuesish, ndërsa më i madhi për 200 dëgjues. Janë katër laboratorë kompjuterash, nga të cilët më i vogli ka 35 kompjuterë, ndërsa më i madhi 75. Fakulteti ka edhe një laborator dhe 7 salla ligjeratash. Të gjitha amfiteatrot, laboratorët kompjuterikë dhe sallat e ligjëratave janë të pajisura me projektorë LCD dhe kanë lidhje interneti. Fakulteti ka edhe internet wireless në të gjithë objektin. Ai ka gjithashtu dy biblioteka, një bibliotekë të specializuar të Bankës Botërore dhe një Qendër për të dhëna dhe informacione evropiane. Përveç kësaj, fakulteti ka një sallë leximi me rreth 200 vende dhe një internet kafe për studentët.
Zyra për ngritjen e kapaciteteve të OBD-së për rajonin e Evropës
http://rocb-europe.org/
Kontaktet
Prof. d-r Irena Kikerkova
Profesor i rregullt i Ekonomisë Ndërkombëtare dhe Tregtisë Ndërkombëtare
Udhëheqës i QRT-së së OBD-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Universiteti i Shën Kirili dhe Metodi në Shkup,
Fakulteti Ekonomik-Shkup,
Bulevardi "Krste Misirkov" pn, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel: 2 3 286 860
Faksi: 2 3 117 801
e-mail: irena@eccf.ukim.edu.mk
Zhaklina Adreska
Kryeshef i Seksionit për trajnime
Koordinator i QRT-së së OBD-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Drejtoria e Doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut
rr. “Llazar Liçenoski” nr. 13, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel: 2 3 116 188
Faksi: 2 3 237 832
e-mail: zaklina.andreska@customs.gov.mk
Marijana Sekulovska
(koordinator administrativ)
Universiteti i Shën Kirili dhe Metodi në Shkup,
Fakulteti Ekonomik-Shkup,
Bulevardi "Krste Misirkov" pn, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel: 2 3 286 835
Faksi: 2 3 117 801
e-mail: MarijanaSekulovska@eccf.ukim.edu.mk