Lëndë taksimi me akcizë

Mallrat e akcizës që i nënshtrohen pagesës së akcizës në zonën e akcizës në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë këto produkte:

  • alkooli dhe pijet alkoolike;
  • produktet e duhanit dhe
  • produktet energjetike dhe energjia elektrike.

Këto produkte i nënshtrohen akcizës me prodhimin e tyre ose me importimin e tyre në zonën e akcizës dhe me hyrjen e tyre në zonën e akcizës.

Drejtoria e Doganave është i vetmi organ kompetent për administrimin e akcizave në të gjithë zonën e akcizës, si dhe për kryerjen e kontrolleve mbi mbajtësit e lejeve të akcizës dhe autorizimeve preferenciale të përdoruesve, si dhe mbi pjesëmarrësit në operacionet tregtare që përfshijnë shitjen e mallrave të akcizës.

Scroll to top

.