IPA Projekte 

Drejtoria e Doganave në vitet e fundit ka realizuar një sërë projektesh për modernizimin e punës doganore dhe zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale dhe administrative.

Në vitin 2010, Komisioni Evropian miratoi vendim me të cilin kompetencat për menaxhimin e komponentit të parë të Programit IPA i bartë nga Komisioni Evropian në  Republikën e Maqedonisë. Ky vendim konfirmon gatishmërinë e strukturës kombëtare (përfshirë edhe Drejtorinë e Doganave) për menaxhim të pavarur të fondeve të BE-së nga programi IPA për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve administrative dhe operacionale.

Në përputhje me përcaktimet dhe prioritetet strategjike, është planifikuar dhe ka filluar realizimi i projekteve që synojnë ndërtimin e një politike doganore në përputhje me ligjet, standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Scroll to top

.