Birrari të vogla të pavarura
Një fabrikë birre e vogël e pavarur prodhon birrë si pjesë e aktivitetit të saj të regjistruar në bazë të një autoriyimi për birrari të vogël të pavarur të prodhimit të birrës të lëshuar nga një autoritet doganor kompetent dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
- ka një prodhim total vjetor të birrës jo më shumë se 150,000 litra;
- është ligjërisht dhe ekonomikisht i pavarur nga çdo prodhues tjetër birre;
- objektet e prodhimit dhe operimit të tij nuk janë të lidhura teknologjikisht me objektet e prodhimit dhe operimit të një personi tjetër që prodhon birrën si pjesë e aktivitetit të tij të regjistruar dhe
- nuk prodhon birrë me licencë.
Prodhimi total vjetor i birrës i prodhuar nga një fabrikë birre e vogël e pavarur nënkupton sasinë totale të birrës së prodhuar gjatë vitit kalendarik. Kur dy ose më shumë fabrika të vogla birre bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe prodhimi i tyre vjetor i kombinuar nuk i kalon 150,000 litra, ato fabrika të vogla mund të konsiderohen si një fabrikë birre e vogël e pavarur.
Para fillimit të prodhimit të birrës, birraria e vogël e pavarur është e detyruar të paraqesë kërkesë për lëshimin e autorizimit për fabrikë të vogël të pavarur në sistemin kompjuterik të Drejtorisë së Doganave SPDDDA me dokumente përcjellëse të përcaktuara në përputhje me Rregulloren për mënyrën e taksimit me akcizë për alkoolin dhe pijet alkoolike dhe produktet e duhanit.
Kërkesa për autorizim dorëzohet në SPDDDA në linkun e mëposhtëm: https://trader.customs.gov.mk/trader-meos-ui/protected/main.html
Në rast të eksportit të birrës së prodhuar nga një fabrikë birre e vogël e pavarur, me kërkesë të fabrikës së vogël të pavarur, autoriteti doganor kompetent do të mundësojë paraqitjen e një dokumenti administrativ elektronik në përputhje me dispozitat që rregullojnë lëvizjen e mallrave të akcizës në procedurën e shtyrjes së akcizës. Fabrika e vogël e pavarur e birrës është e detyruar të njoftojë autoritetin doganor kompetent dhe të sigurojë të dhëna për eksportin e birrës në procedurën e shtyrjes së akcizës jo më vonë se shtatë ditë para dërgesës. Fabrika e vogël e pavarur e birrës nuk paraqet garanci për sigurimin e akcizës, me përjashtim të rasteve të mospërmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga autorizimi i lëshuar për një fabrikë të vogël të pavarur, me kërkesë të organit doganor kompetent.