Набавка за подобрување на капацитетите за контрола на царината

Fakte rreth projektit: 

Qëllimi i përgjithshëm: përmirësimi i kapaciteteve të kontrollit doganor nëpërmjet përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve moderne.

Qëllimi konkret: Rritja e efikasitetit në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit doganor dhe tregtisë së paligjshme përmes prokurimit të pajisjeve për skanimin e mjeteve të transportit dhe mallrave dhe automjeteve për qentë e shërbimit të Drejtorisë së Doganave.

Kohëzgjatja: 18 muaj 2020 – 2021)

Vlera: 1,45 milion euro  

Rezultati: Janë blerë 6 automjete për bartjen e qenve doganor dhe një skaner mobil për automjete të mëdha dhe kontejnerë.

Подобрување на наплатата а приходите и царинските прописи

(Twinning - IPA 2), në të cilin përveç Drejtorisë së Doganave, janë përfshirë edhe Ministria e Financave dhe Drejtoria e të Hyrave Publike në harmonizimin e legjislacionit dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit.

Fakte rreth projektit: 

Qëllimi: Përmirësimi i stabilitetit, efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të të hyrave të përgjithshme në vend dhe sigurimi i menaxhimit të qëndrueshëm dhe të mirë të financave publike. Projekti përfshin harmonizimin e legjislacionit tatimor dhe doganor në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe praktikat më të mira, si dhe përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe administrative të institucioneve kryesore në sistem. Gjithashtu, projekti synon të thjeshtojë procedurat tatimore dhe doganore, duke përfshirë regjistrimin dhe pagesën duke ulur procedurat dhe kostot administrative dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve tatimore dhe doganore që u ofrohen qytetarëve.

Kohëzgjatja: 2020-2023

Vlera: 3.5 milionë euro

Rezultati: Menaxhimi më i mirë i financave publike, përmirësimi i kapaciteteve operacionale dhe administrative të institucioneve pjesëmarrëse, procedurat e thjeshtuara doganore dhe tatimore, si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve tatimore dhe doganore.

Обезбедување на континуитет на деловните процеси во Царинската управа и зачувување на податоците преку консолидација на ИКТ системите и воспоставување на заеднички Податочен центар во случај на криза и природни непогоди (

Sigurimi i vazhdimësisë së proceseve afariste në Drejtorinë e Doganave dhe ruajtja e të dhënave përmes konsolidimit të sistemeve të TIK dhe krijimit të një qendre të përbashkët të të dhënave në rast krizash dhe fatkeqësish natyrore ("Disaster Recovery Centre“), si pjesë e Programit për menaxhim me financat publike 

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: Projekti synon të forcojë kapacitetet operacionale për grumbullimin e proceseve afariste duke modernizuar sistemin e informacionit dhe komunikimit doganor (harduer, softuer dhe mbështetje teknike për sigurimin dhe zbatimin e cilësisë). Projekti siguroi pajisje të nevojshme për themelimin e një qendre të të dhënave në rast të krizës dhe fatkeqësive natyrore, në mënyrë që të sigurohet një kopje rezervë e plotë e të dhënave dhe proceseve afariste të Drejtorisë së Doganave.

Kohëzgjatja: 2021 - 2022

Vlera: 1.6 milionë euro

Rezultati: Krijimi i qendrës së përbashkët të të dhënave në rast krize dhe fatkeqësish natyrore

We Cross Borders

"We Cross Borders", projekti për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Greqisë (Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë 2014-2020)

Fakte rreth projektit 

Qëllimi: Modernizimi dhe përditësimi i pikave kufitare Bogorodicë dhe Dojran, që do të kontribuojë në funksionalitet më të madh, qarkullim më të shpejtë të trafikut dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për punëtorët dhe udhëtarët, si shfrytëzues të pikave kufitare.

Kohëzgjatja: 2020-2023

Vlera: 50.000 €

Rezultati: Është vendosur një peshore për automjete të ronda motorike në hyrje të vendit në pikat kufitare Bogorodicë. 

Scroll to top

.