Projekti "Përforcimi i kapaciteteve të Drejtorisë së doganave"
Projekti "Forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave" për të përmbushur kërkesat e BE-së për një mjedis tarifor të integruar të BE-së (CITE) për afrimin e Republikës së Maqedonisë me tregun e përbashkët të BE-së dhe Bashkimit Doganor, i cili përbëhej nga 3 komponentët:
- "Zhvillimi i sistemeve për Mjedisin e integruar tarifor",
- "Mbështetje në menaxhimin e sistemeve për mjedisin e integruar tarifor" dhe
- "Prokurimi i pajisjeve për forcimin e kapaciteteve operacionale të Drejtorisë së Doganave"
Qëllimi i projektit është forcimi i kapacitetit operacional të Drejtorisë së Doganave në përputhje me standardet e BE-së në fushat kryesore doganore dhe tatimore të Tarifave Doganore të Bashkimit Evropian dhe të sigurojë përputhshmëri dhe ndërveprim të plotë të sistemeve doganore TI me sistemet përkatëse për ndërveprimin e doganave të BE-së (TARIC, informacioni tarifor i detyrueshëm evropian (EBTI), kuotat, mbikëqyrja, Censusi Doganor Evropian i Substancave Kimike (ECICS).
Fakte rreth projektit:
Qëllimi: Sigurimi i përputhshmërisë dhe ndërveprimit të plotë të sistemit kompjuterik të Drejtorisë së doganave me sistemet kompjuterike doganore të BE-së. Në kuadër të projektit janë implementuar këto sisteme: sistemi tarifor i BE-së, informacioni i detyrueshëm tarifor i BE-së, shpërndarje kuotash doganore, mbikëqyrje e mallrave, si dhe sistemi doganor evropian për censusin e substancave kimike. Janë blerë dhe vënë në funksion pajisje adekuate kompjuterike.
Kohëzgjatja: 24 muaj (2012 - 2014)
Vlera: 2,7 milion euro
Rezultati: Prezantohet koncepti i biznesit "Mjedisi i Integruar Tarifor (MIT)", për t'iu afruar tregut të përbashkët evropian dhe Bashkimit Doganor të BE-së. Ky koncept paraqet grupimin e të gjitha të dhënave për procedurat e importit, eksportit dhe tranzitit në disa sisteme kompjuterike përmes të cilave mundësohet shkëmbimi i informacionit ndërmjet KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së. Këto të dhëna përpunohen në modulet e duhura të sistemit: llogaritja e detyrimeve doganore, kuotat, sistemi i mbikëqyrjes, informacioni tarifor i detyrueshëm, inventarizimi i substancave kimike, i cili u mundëson operatorëve ekonomikë të punojnë në mënyrë më efikase dhe më lirë përmes aksesit online në informacionin e nevojshëm, llogaritjen e detyrimeve dhe identifikimin e dokumenteve të nevojshme. Kjo do të thotë akses më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më transparent në informacion, i cili do të ndikojë pozitivisht në punën e tyre të përditshme. Pas anëtarësimit në BE, përmes të njëjtit sistem do të mund të aplikohen masat e BE-së, të cilat do të mundësojnë aplikimin e unifikuar të masave doganore, transparencë më të madhe dhe informacion më të kuptueshëm, efikasitet më të madh në funksionimin e përgjithshëm doganor dhe ekspertizë më të madhe dhe shërbim më të mirë nga nëpunësit doganor.