Përjashtime tjera nga akcizat

Mallrat e akcizës përjashtohen nga pagesa e akcizës, kur përdoren nga një mbajtës i magazinës së akcizës ose përdorues preferencial i mallrave të akcizës, pas pëlqimit paraprak nga një autoritet doganor kompetent, në rastet kur:

  • Përdoren si mostra për analiza dhe teste në prodhim ose për qëllime kërkimore shkencore;
  • Përdoren për kontrollin e cilësisë;
  • Përdoren për qëllime të mbikëqyrjes së akcizës;
  • Janë shkatërruar nën mbikëqyrjen doganore.

AKCIZA PËR ALKOOLIN DHE PIJET ALKOOLIKE NUK PAGUHET DHE:

  • Për birrën që prodhohet nga një individ për konsumin e saj dhe për konsum nga anëtarët e familjes së tij ose mysafirët e tij me kusht që ajo të mos jetë e destinuar për shitje dhe në një sasi prej 500 litrash në vit;
  • Për verën dhe pijet e tjera të marra nga fermentimi të cilat prodhohen nga një person fizik për konsumimin e tij dhe për konsum nga anëtarët e familjes së tij ose mysafirët e tij me kusht që ato të mos jenë të destinuara për shitje dhe në një sasi totale prej 500 litra në vit dhe
  • Për alkoolin etilik të prodhuar nga një individ për konsumimin e tij dhe për konsum nga anëtarët e familjes së tij ose mysafirët e tij me kusht që ai të mos jetë i destinuar për shitje në sasinë prej 200 litra alkool të pastër në vit.
Scroll to top

.