Republika e Maqedonisë së Veriut, si nënshkruese e Konventës së Përbashkët të Tranzitit (CTC), përdor sistemin e fazës 4 të NCTS, një mjet modern për zbatimin e procedurës së transitit.
Sipas kushteve të Konventës së Tranzitit të Përbashkët, të gjithë anëtarët e saj duhet të përditësojnë sistemin në fazën 5 të NCTS, që është një version i ri me funksionalitete të përditësuara.
Ky është përditësimi i parë i sistemit NCTS që parashikon ndryshime në drejtim të përshtatjes së sistemit me kërkesat ligjore të përcaktuara në Kodin Doganor të BE-së(UCC) dhe Konventën e Përbashkët të Tranzitit.
Një nga ndryshimet kryesore është harmonizimi i shkëmbimit të mesazheve IE me të dhënat e nevojshme të përcaktuara në anekset e Rregulloreve të BE-së, por edhe në Konventë, duke marrë parasysh modelin e të dhënave doganore të BE-së.
Me risitë e sistemit NCTS 5 do të mundësohet lehtësimi i regjistrimit të ngjarjeve “rrugës” gjatë procedurës së tranzitit dhe përfshirja e proceseve të reja dhe roli i kësaj zyre doganore, do të zbatohet një deklaratë tranziti me reduktim të grupit të të dhënave dhe dorëzimi i një deklarate përpara vendosjes së mallrave për inspektim dhe do të mundësojë shkëmbimin e mesazheve në mënyrë elektronike ndërmjet sistemeve të ndryshme të deklarimit në nivel të BE-së. Migrimi i të dhënave nga NCTS 4 në NCTS 5 gjithashtu do të pasojë.
Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me një kontraktor të jashtëm, tashmë ka filluar zhvillimin dhe implementimin e sistemit të ri NCTS 5, i cili duhet të vihet në prodhim në fund të tremujorit të parë të vitit 2024.*
Drejtoria e Doganave do të informojë rregullisht partnerët e saj, operatorët ekonomikë, për të gjitha aktivitetet e planifikuara që do të pasojnë.
Këtu do të mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me të gjitha fazat e zbatimit të këtij projekti.
*Aktualisht është në proces përditësimi i Planit Kombëtar të Projektit për aplikimin e Sistemit të Ri të Kompjuterijuar të Transitit (NCTS) versioni 5. Po ashtu, është duke u zgjatur afati për aktivizimin e këtij sistemi të ri, rreth të cilit do të ju njoftojmë me detaje shtesë në kohën e duhur.