Alkooli dhe pijet alkoolike
Baza e akcizës
Baza e akcizës për birrën është 1% e vëllimit të alkoolit të pastër që përmbahet në një litër produkt të përfunduar.
Baza e akcizës për verën është sasia e verës e shprehur në një litër produkt të gatshëm
Baza e akcizës për pijet e fermentuara është sasia e pijeve të fermentuara e shprehur në një litër produkt të gatshëm;
Baza e akcizës për produktet e ndërmjetme është sasia e produktit të ndërmjetëm e shprehur në një litër produkt të gatshëm dhe
Baza e akcizës për alkoolin etilik dhe pijet alkoolike është një litër alkool i pastër i shprehur në përqindje vëllimi në temperaturën 20°C.