Mbështetje për zbatimin e Strategjisë për reformat në Doganë 

Техничка помош за унапредување на царинскиот ИТ систем преку подготовка на техничка спецификација за изработка на софтвер за поврзување на националниот со царинските информациони системи на земјите членки на ЕУ

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: përmirësimi i kapaciteteve të menaxhimit të projekteve të Sektorit të TIK-ut të Drejtorisë së Doganave dhe ndihmë në përgatitjen e projekteve të TI-së të cilat janë kërkesa të detyrueshme për anëtarësim në BE.

Kohëzgjatja: 18 muaj (2009 - 2011)

Vlera: 0.7 milion euro

Rezultati: Përgatitja e dokumenteve strategjike të TIK-ut për lidhjen me sistemet informative doganore të shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian, specifikimet teknike për softuerin bazë për lidhje me sistemet doganore të TIK-ut të BE-së, si dhe janë blerë pajisje kompjuterike.

Техничка помош за зајакнување на граничните контроли

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: zbatimi i kontrollit efikas dhe efektiv doganor, duke lehtësuar njëkohësisht lëvizjen e ligjshme ndërkufitare të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe sigurimin e mbledhjes së detyrimeve dhe forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave për të luftuar mashtrimin dhe korrupsionin.

Kohëzgjatja: 18 muaj (2009 - 2011)

Vlera: 0.7 milion euro

Rezultati: Përfshirje e teknikave të reja, moderne për zbatimin e legjislacionit doganor (teknologji dhe mjete të llojit të analizës së rrezikut), mbrojtjen e kufirit shtetëror dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave nëpër pikat kufitare, module/kurse për të mësuarit doganor dhe elektronik (e-mësimi) i krijuar nga Komisioni Evropian, si dhe janë realizuar trajnime të trajnuesve për rritjen e integritetit të nëpunësve doganorë. Është siguruar trajnimi i qenve të doganës për zbulimin e lëndëve narkotike dhe janë blerë pajisje teknike dhe automjete për transportin e tyre.

Техничка помош за натамошно усогласување на законодавството со ЕУ

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: Harmonizimi i legjislacionit dhe procedurave kombëtare doganore me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira në fushën e Doganave.

Kohëzgjatja: 18 muaj (2009 - 2011)

Vlera: 1 milion euro

Rezultati: Janë përgatitur ndryshime dhe plotësime në Ligjin doganor, Dekretin për zbatimin e Ligjit doganor dhe Rregulloren për plotësimin e deklaratës doganore dhe kodit të kodeve, si dhe janë përgatitur udhëzime të brendshme për procedura të reja më efikase doganore në në përputhje me standardet e BE-së dhe një specifikim funksional për zhvillimin e softuerit për të kontrolluar lëvizjen e akcizave – EMCS.

Scroll to top

.