Armë dhe municion
Me ligj ndalohet importimi dhe bartja e të gjitha llojeve të armëve dhe municionit nëpërmjet territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë:
- armë zjarri
- armë kolektive
- armë pneumatike
- armë me gaz
- armë shpërthyese
- armë të ftohta (thika, kamë, shpata, etj.)
- armë harkore
- armë sinjalizuese e dritës dhe zërit
- armë trullosëse elektrike
- municioni
Sjellja e armëve dhe municioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut lejohet vetëm nëse keni autorizim/leje të veçantë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo i referohet armëve të përdorura për gjueti.
Armët nuk konsiderohen:
- Armët dekorative
- Armët imituese
- Armët e lashta
- Një armë që është e çaktivizuar përgjithmonë për përdorim
- Replikë e armës antike
- Armët për qëllime industriale dhe
- Harponët për peshkim me shtizë
Në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore parashikohen masat përkatëse penale.