Sektori për sistem doganor kryen punë që i referohen përcjelljes dhe analizës së dispozitave doganore, tatimore, tregtare – të jashtme, devizave që zbatohen gjatë procedurës doganore, ndërtimit të sistemit dhe politikës doganore; hartimin e drafteve të dispozitave, hartimin e udhëzimeve operative për zbatim te organet doganore dhe zgjidhje të procedurave me efekt ekonomik dhe procedura të thjeshtësuara, bashkëpunim me organe tjerë dhe organizata rreth çështjeve nga zbatimi i dispozitave gjatë procedurës doganore, pjesëmarrje në bisedime ndërkombëtare nga fusha e punës doganore.
Sektori detyrat e punës së fushëveprimit i kryen përmes:
- Seksionit për procedura doganore dhe tatimore;
- Seksionit për formalitete kufitare dhe të transitit;
- Shërbimit për formalitete kufitare dhe të transitit:
- Shërbimit për procedurë ekzaminimi dhe pagesë të borxhit doganor gjatë transitit
- Seksionit për tarifë doganore, tarik, origjinë dhe vlerë të mallrave;
- Shërbimit për tarifë doganore dhe tarik;
- Shërbimit për origjinë dhe vlerë doganore të mallrave.
- Seksionit për laborator doganor.
Kontakt (kontakti i përgjithshëm i sektorit – telefoni fiks)