Sektori për punë administrative dhe teknike kryen punë lidhur me sigurimin e objekteve, personelin, mjetet lëvizëse dhe pasuritë e tjera të Drejtorisë së doganave; Kontrolli i pranimit, lëvizjes dhe regjistrimi i palëve; marrjen e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë; mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i objekteve; Investimeve dhe ndërtim të objekteve; zbatim të procedurave në pajtim me përdorimin dhe asgjësimin e pasurisë së autoriteteve shtetërore, ndërtimin e objekteve të reja; rehabilitimin, përmirësimin, rindërtimin e objekteve ekzistuese; menaxhimin e kufirit dhe kujdesin për mirëmbajtjen e objekteve apo infrastrukturës së Drejtorisë së doganave; zbatimin e procedurave të prokurimit, në përputhje me Ligjin për Prokurime Publike, dorëzim të mallrave të konfiskuara te Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar dhe të ngjashme.
Sektori detyrat e punës së fushëveprimit i kryen përmes:
- Seksionit për prokurime publike
- Seksionit për siguri dhe mbrojtje nga zjarri
- Seksionit për investime dhe mirëmbajtje
- Seksionit për menaxhim me pikat e kalimeve kufitare
- Shërbimit për menaxhim me pikat e kalimeve kufitare
- Seksionit për mall të konfiskuar dhe dorëzuar dhe depo
- Shërbimit për mall të konfiskuar dhe dorëzuar
- Shërbimit për punë materiale dhe mjete themelore
Kontakt (kontakti i përgjithshëm i sektorit – telefoni fiks)