Директор

m-r Goran Sugareski

Jurist i diplomuar dhe Magjistër i shkencave politike. 

Gjatë periudhës nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka qenë këshilltar në këshillin e Komunës Prilep, ku në të njëjtën komunë deri në vitin 2008 ka punuar si inspektor komunal.

Gjatë periudhës nga viti 2008 deri në vitin 2016 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë mandatit deputet, Sugareski ka qenë anëtar i delegacionit parlamentar për bashkëpunim me NATON-n, në komisionet për për çështje zgjedhjesh dhe emërimesh, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisionin për legjislacion-çështje juridike, si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për bujqësi, pylltari dhe administrim me ujëra.

Nga viti 2015 deri në vitin 2016 ka qenë koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa paraprakisht edhe zëvendës koordinator i po të njëjtit grup.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020 ka qenë Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Nga viti 2021 kryen funksionin Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.