Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori Muharem Asani, sot kanë pasur takim pune me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në takim u diskutua për çështjet aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Doganave, për çka u shpreh gatishmëria nga të dyja palët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy institucioneve.

Temë e takimit ishin aktivitetet e ndërmarra në lidhje me zbatimin e rregullave alternative të origjinës në përputhje me situatën më të fundit në kuadër të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Mesdhetare nga 1 shtatori 2021. Sa i përket rregullave të reja të origjinës me BE-në, vendet EFTA dhe CEFTA.

Drejtoresha Kutirov informoi për një sërë masash të ndërmarra nga Drejtoria e Doganave me qëllim të thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave doganore, me qëllim të mbajtjes dhe promovimit të tregtisë ndërkufitare.

Janë theksuar edhe aktivitetet e Drejtorisë së Doganave në fushën e lëvizjeve të import-eksportit dhe gjendja për vazhdimin e lidhjes rajonale.

Ndër temat e bisedës ishin statusi dhe aktivitetet lidhur me projektin për inkorporimin e sistemit Track & Trace për monitorimin e produkteve të akcizës, i cili pritet të kontribuojë në kontrollin më të mirë të mallrave të akcizës në mbarë vendin.

Ministri Bekteshi dhe drejtoresha Kutirov diskutuan për projektet që dalin nga “Ballkani i Hapur”, si dhe për gjendjen e vazhdimit të lidhjes rajonale, në radhë të parë për projektin aktiv të “One Stop Shop” me Shqipërinë, mbështetjen e korridoreve të gjelbra, kontrollet e përbashkëta kufitare dhe kornizën ligjore të kontratave për OAE (Operatori i autorizuar ekonomik)

Drejtoresha Kutirov e informoi ministrin Bekteshi se Drejtoria e Doganave në vazhdimësi ka rritur grumbullimin e të hyrave nga importi dhe tregtia e brendshme, të hyrat e grumbulluara janë më të larta për 4,88 miliardë denarë ose 37% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kur ishin paguar 13,16 miliardë denarë.

Ministri Bekteshi theksoi se përkrahja e Ministrisë së Ekonomisë për Drejtorinë e Doganave do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, nga të cilat do të përfitojë e gjithë ekonomia.

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6