Sot, më 17 dhjetor 2021, në ambientet e Odës  së Tregtisë u mbajt një konferencë për shtyp, ku morën pjesë Kryetari i Odës, z. Branko Azeski, Ministri i Financave, z. Fatmir Besimi, drejtoresha e Drejtorisë së doganave, znj. Slavica Kutirov dhe drejtori ekzekutiv i Odës së tregtisë, z. Antoni Peshev.

Delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga drejtoresha m-r Sllavica Kutirov, sot (16.12.2021) mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe tatime, pjesë e Komitetit për stabilizim dhe asocim, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

Në kuadër të Javës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore - CEFTA 2021, e cila zyrtarisht filloi dje në Shkup, sot (15 dhjetor 2021) mbahet një konferencë rajonale për forcimin e bashkëpunimit tregtar në Ballkanin Perëndimor/rajonin CEFTA, përmes vendosjes të kalimeve kufitare të përbashkëta dhe kontrolleve të përbashkëta. Konferenca organizohet nga USAID - EDGE, në partneritet me CEFTA, Komunitetin e Transportit, Grupin e Bankës Botërore dhe Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Seksioni për hetime - Sektori për kontroll dhe hetime i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Seksioni i policisë kriminalistike brenda Ministrisë së brendshme dhe Inspeksioni i tregut, në vazhdimësi marrin aksione shitjes së paligjshme të duhanit të prerë nëpër tregjet e qytetit të Shkupit.

Brenda projektit Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe i politikës tatimore dhe doganore në periudhën 6.12-10.12.2021 është mbajtur mbledhje pune me temë Përgatitja e akteve për trafikun postar.

Drejtoria e doganave ka filluar me realizimin e Projektit për implementimin e sistemit të ri për video vëzhgim dhe njohje automatike të targave të automjeteve që kalojnë kufirin (CCTV dhe ANPR), i cili realizohet si komponent i Projektit për lehtësimin e tregtisë në Ballkanin perëndimor dhe financohet me një kredi nga Banka botërore.

Gjatë ditës së sotme përmes lidhjes video-konferenciale u mbajt puntori rajonale për të shkëmbyer përvojat me vendet e rajonit, në lidhje me zbatimin e fazës së parë të Sistemit të ri Kombëtar për një ndalesë (National Single Window (NSW).

Lidhur me informatat  në opinion, për mallin e konfiskuar që ka mbërritur në Aeroportin e Shkupit, Drejtoria doganore , informon opinionin se hetimi është duke u zhvilluar dhe është nën kontroll dhe mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Personat e autorizuar të Drejtorisë doganore i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet me kërkesë të prokurorisë. Për informata shtesë kontaktoni prokurorinë kompetente.

    

    

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Doganave, të udhëhequr nga drejtoresha znj. Slavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori z. Muarem Hasani, realizuan takim pune me delegacionin e lartë nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Byroja Kundër Terrorizmit, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup.

Sot, në vendkalimin kufitar Preshevë, drejtorët e Drejtorive doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Slavica Kutirov dhe Republikës së Serbisë z. Branko Radujko, nënshkruan Protokollin për njohjen reciproke të miratimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik (OAE).