Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nr.44-8422/1 datë 09.10.2020 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 243/20), Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë, shpall

Gjatë javëve të kaluara, nëpunësit doganor kanë zbuluar nëntë emigrantë ilegal dhe më shumë tentime për kontrabandim të malit, ku përkohësisht janë mbajtur deviza, produkte për shëndetin dhe kujdesin dentar dhe atë të fytyrës, raki shtëpije, duhan me aromë për nargile, cigare dhe pjesë automjetesh.

Sot në pikën e kalimit kufitar Bllacë, Drejtorisë së doganave iu dhurua pajisje mbrojtëse dhe pajisje teknike nga tre laptopë HP përmes programit EXBS të Ambasadës Amerikane që do të shërbejë si një përmirësim në kapacitetin e sistemit të kontrollit për luftë më të suksesshme kundër tregtisë së paligjshme të çdo lloji, armë të shkatërrimit në masë dhe llojet e tjera të kërcënimeve.

Palët kontraktuese të CEFTA-s, sot më datë 29.09.2020, përmes një video konference zhvilluan një takim konsultativ për të rënë dakord mbi aktivitetet për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së mallrave, të cilat do të mbulohen nga Plani i ardhshëm shumëvjeçar i veprimit - Zona ekonomike rajonale 2021-2024 (MAP REA 2021-2024), që do të miratohen në nëntor të këtij viti në Samitin në Shkup dhe Sofje brenda Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u drejtua nga Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut si Kryetar i Nënkomitetit të CEFTA-s për doganat dhe origjinën. Projekti i USAID-it për Zhvillimin ekonomik, qeverisjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes dhe Programin e ndihmës së tregtisë të korporatës ndërkombëtare të financave (TFSP) ofruan mbështetje organizative.

Takimi u iniciua nga Drejtori i Drejtorisë së doganave, m-r Gjoko Tanasoski, si dhe Drejtori i Sekretariatit të CEFTA - Emir Xhikiq, Drejtori i projektit të Zhvillimit ekonomik, enaxhimit dhe ndërmarrjeve të USAID (EDGE) - Jasminka Varnalieva dhe Violan Conar-Lesi, Programi i ndihmës së tregtisë për IFC ECA.

Fushat e zbatimit të reformave dhe aktivitetet e veçanta që do të zbatohen brenda CEFTA në periudhën 2021-2024 u dakorduan përmes diskutimit, për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e tregtisë në nivel rajonal dhe uljen e kohës dhe kostove në shkëmbimin tregtar. Plani aktual shumëvjeçar i veprimit për Zonën ekonomike rajonale (MAP REA) po rishikohet duke konstatuar arritjet aktuale të këtij plani dhe duke propozuar masa dhe aktivitete të reja për reformat që duhet të sigurojnë integrimin e rajonit në disa fusha, përfshirë lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave.

Takimi përfshiu tema që përqendroheshin në disa fusha të tilla si: mirëmbajtja e korridoreve të gjelbërta, kontrollet e forcuara, njohja reciproke (duke iu referuar prezantimit të konceptit të Operatorit të autorizuar ekonomik), menaxhimi i rrezikut, Sistemi elektronik i shkëmbimit të të dhënave SEED +, pajtueshmëria dhe bashkëpunimi me BE-në (rregullat e origjinës dhe OAE, transparenca).

1
1
2
2
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4

 

 

 

Të nderuar kandidatë,

Drejtoria e doganave ju informon se janë përgatitur Certifikatat për trajnim paraprak të ndjekur për përfaqësues të licencuar, të mbajtur nga data 15-24.09.2020.

Aktivitetet e Nënkomitetit për doganat dhe origjinën brenda CEFTA [1], të kryesuar këtë vit nga Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshinë organizimin e vizitës së sotme zyrtare në Pikën e kalimit kufitar Tabanoc, me përfaqësues të lartë të Sekretariatit të CEFTA, Komunitetit të Transportit të BE-së dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal.

Gjatë muajit të kaluar, nëpunësit doganor kanë zbuluar më shumë tentativa për kontrabandim të mallit, ku dhe përkohësisht janë mbajtur cigare, deviza, vegla, falsifikime dhe mall tjetër.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave do të marrin pjesë aktive në konferencën virtuale New World Model (NWM) e organizuar nga Organizata Botërore e Zonave të Lira.

Brenda Twining projektit "Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe politikës së taksave dhe doganave", u organizua një trajnim në internet me temë "Përgatitja e specifikimeve teknike kombëtare të sistemeve të TI-së të kërkuara për BE". Trajnimi realizohet përmes mjetit Webex nga data 31. 08. - 04. 09. 2020. Ligjëruesit e trajnimit janë ekspertë nga Republika e Kroacisë.

Qëllimi i trajnimit është të forcojë kapacitetin e Drejtorisë së doganave për EORI 2 në krijimin e një koncepti biznesi si bazë për përgatitjen e specifikimeve teknike.

Me respekt,

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

Projekti “Konsultimi për modernizimin e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut", i mbështetur nga Shërbimi Doganor i Koresë së Jugut filloi më datë 02.06.2020 dhe vazhdon me aktivitete të vazhdueshme. Si pjesë e aktiviteteve është një vizitë nga ekspertë nga Koreja e Jugut, ku gjatë 8 javëve të ardhshme do të realizohen takime me menaxhmentin dhe njësitë përkatëse organizative të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fushën e operacioneve doganore dhe TI-së. Këto takime pune kanë për qëllim krijimin e një Master Plani për analizën e procesit aktual dhe sistemin e TI-së të Drejtorisë së doganave dhe një propozim për një model zhvillimi.