Përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj jave realizuan një vizitë studimore në Drejtorinë doganore të Republikës së Kroacisë, në kuadër të aktiviteteve të Twining projektit  "Përmirësimi i  të hyrave të paguara, politikës tatimore dhe doganore", mbështetur nga Bashkimi Europian.

Digjitalizimi është kyç për maksimizim të përshpejtuar të procedurave doganore.

Lehtësimi i tregtisë përmes digjitalizimit të procedurave doganore dhe përshpejtimi i mëtejmë i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc/Preshevë përmes One Stop Shop ka qenë një nga temat e takimit të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Republikës së Serbisë.

“Ky lloj takimi është një mënyrë e mirë për të koordinuar aktivitetet dhe për të bërë propozime për përmirësimin e situatës në pikat e kalimeve kufitare. Prioriteti ynë është përshpejtimi maksimal i qarkullimit të mallrave, dhe njëkohësisht shtimi i përpjekjeve për digjitalizim më të shpejtë, që do të thotë transferim edhe më i shpejtë. Ne si shtet investojmë shumë në digjitalizimin e doganave dhe kjo tashmë jep rezultate në funksionalitetin tonë më të madh”, nënvizoi në takim drejtoresha Sllavica Kutirov.

Sipas Kutirov, bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë dukshëm në harmonizimin e mëtejmë të procedurave doganore dhe përmirësimin e tregtisë ndërkufitare të mallrave.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të financave të dy vendeve, i prezantuan sistemet informatike që përdoren në punët doganore - Sistemin për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës, Mjedisi i integruar tarifor - TARIM dhe zhvillimi i tyre me qëllim të vendosjes së ndërlidhjes dhe ndërveprimit me sistemet e Bashkimit Evropian. Ata folën edhe për integrimin rajonal dhe shkëmbimin elektronik të dokumenteve ndërkufitare.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
7
7
8
8
9
9
10
10
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

 

Sot në Drejtorinë e Doganave është mbajtur takim me përfaqësues të lartë të ekipit të Bankës Botërore, lidhur me zbatimin e Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor.

Projekti, i financuar me një hua nga Banka Botërore, përfshin tre komponentë: prezantimin e një Sistemi të ri Kombëtar me Një Ndalesë, modernizimin dhe rindërtimin e pikave të kalimeve kufitare Kafasan dhe Deve Bair dhe ngritjen e një Sistemi të ri të Vëzhgimit Video.

Drejtoria e Doganave, si institucioni lider për zbatimin e Sistemit Kombëtar me Një Ndalesë, së bashku me agjencitë dhe shërbimet inspektuese pjesëmarrëse në procedurat doganore, do të marrin procese të harmonizuara për përpunimin e lejeve nga qarkullimi ndërkufitar i mallrave. Kjo do të mundësojë përshpejtimin e mëtejshëm të tregtisë ndërkufitare në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Përmirësimi i pikës së kalimit kufitar të Kafasanit do të mundësojë kryerjen më të shpejtë të formaliteteve doganore, ku përfshihet edhe trajtimi i shërbimeve përkatëse të inspektimit kufitar. Në pikën kufitare Deve Bair, përveç objektit administrativ, do të rikonstruktohet edhe rruga hyrëse në terminalin e mjeteve të rënda, me qëllim shfrytëzimin e pandërprerë në kushte dimërore. Është planifikuar gjithashtu ndërtimi i një impianti të ri trajtimi dhe instalimi i një peshoreje të re për automjete.

Sistemi i Ri i Vëzhgimit Video, me aplikimin e pajisjeve të bazuara në teknologjitë më të fundit, do të mundësojë integrimin me sistemet e informacionit doganor. Ky sistem do të jetë një mjet i rëndësishëm në zbatimin e kompetencave për ndalimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe korrupsionit në zyrat doganore, veçanërisht në pikat kufitare.

218052022
318052022
418052022
Previous Next Play Pause
1 2 3
Sot drejtoresha e Drejtorisë së doganave znj. Slavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori z. Muarem Asani kanë zhvilluar një takim pune me ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës, z. Admirim Aliti.

Drejtoriae Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim me Zyrën për Çështje Ekonomike dheTregtare të Ambasadës Greke në Shkup, sot mbajti punëtori për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe doganor në kohë krize.

Dje janë lëshuar në përdorim objektet e reja të punës në njësinë doganore të Velesit,si  pjesë e terminalit doganor Brako në Veles.

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12, 187/13, 15/15, 129/15, 154/15, 192/15 dhe 23/16), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 2/13, 92/13, 177/13, 62/15, 11/15, 215/15, 192/16, 21/17 dhe 181/17) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015.

DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Shpall

THIRRJE PUBLIKE Nr.2/22 Për mbledhjen e ofertave për të lidhur kontratë për shfrytëzimin e hapësirës punuese për organin doganor:

 

Drejtoria e Doganave sot solemnisht festoi jubileun - 30 vjetorin e ekzistencës.

Në manifestim morën pjesë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ministri i Financave Fatmir Besimi, zyrtarë të lartë qeveritarë, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, përfaqësues të përfaqësive diplomatike dhe konsullore, të institucioneve shtetërore, ish-drejtorë të Drejtorisë së Doganave, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Mysafir nderi në këtë manifestim solemn ishte presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Drejtoria e Doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut këtë vit feston jubileun - 30 vjetorin e ekzistimit të saj si shërbim i pavarur. Me këtë rast, në periudhën prej datës 22.04.22 - 19.04.22 organizojmë një sërë ngjarjesh të veçanta.

Të gjithë programin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: 

 

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Doganave në pikën e kalimit kufitar Tabanoc-Preshevë morën pjesë në takimin e organizuar në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë brenda nismës Ballkani i Hapur.