Një sesion informues për temat e mëposhtme është mbajtur sot përmes video konferencës:

1.  Nocioni i origjinës jopreferenciale dhe asaj preferenciale 

2.  Kumulimi i plotë i origjinës së mallrave brenda CEFTA (risi)

3.  Dëshmi e thjeshtuar e origjinës dhe deklarimit të origjinës së mallrave në procedurën doganore pa letër (risi)

Ligjerimi u organizua me qëllim të rritjes së konkurrencës dhe aftësisë së tregtisë së jashtme të kompanive duke mbështetur përdorimin optimal të origjinës së mallrave dhe procedurës doganore, si tema që duhet të përshpejtojnë dhe forcojnë pjesëmarrjen në tregjet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe në tregun e brendshëm të ndërmarrjeve maqedonase.

Nevoja për të azhurnuar dhe plotësuar njohuritë u iniciua nga MATTO, të cilës Drejtoria e doganave iu përgjigj me kënaqësi dhe përfshiu si ligjërues:

Z. Zlatko Veterovski, Ndihmës drejtor i Sektorit të Sistemit Doganor

Znj. Lidija Lekoska, Kryeshefe e Seksionit të tarifave doganore, vlerës dhe origjinës

Znj. Irina Nelkovska, Shefe e Shërbimit të origjinës

Drejtoria e doganave vazhdon të rrisë rolin e saj si partner i përhershëm i komunitetit të biznesit dhe do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj, me qëllim promovimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit.

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3

 

Në zbatim të Dekretit me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e RMV-së" nr. 169/20120 e datës 22.06.2020), i cili hyri në fuqi menjëherë, sasia e akcizës për naftën e gazit të shënuar si lëndë djegëse për ngrohje nga kodet tarifore 2710 19 43 00, 2710 19 46 00, 2710 19 47 00, 2710 19 48 00, 2710 20 11 00, 2710 20 15 00, 2710 20 17 00 dhe 2710 20 19 00 u rrit, dhe aktualisht arrin në 18,121 denarë/litër.

Si aktivitete brenda presidencës maqedonase me Nënkomitetin e CEFTA-s për Doganat dhe Origjinën e mallrave, sot u mbajt një mbledhje me video konferencë për të rënë dakord mbi masat dhe aktivitetet e ardhshme për të lehtësuar dhe përshpejtuar më tej tregtinë dhe rrjedhën ndërkufitare.

Gjatë dy javëve të fundit, nëpunësit doganorë kanë zbuluar tre përpjekje për eksportim të paligjshëm të parave nga shteti, një përpjekje për kontrabandim të objekteve të arit, një përpjekje për falsifikim dhe një përpjekje për kontrabandë të migrantëve.

Ky twining projekt, i cili filloi në janar 2020, ka një qëllim specifik, që synon harmonizimin e legjislacionit tatimor dhe doganor, në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe praktikat më të mira. Qëllimi është të përmirësohet analiza ekonomike dhe parashikimi i të hyrave, së bashku me modelimin dhe forcimin e kapacitetit operacional dhe administrativ të institucioneve kryesore në sistem.

Për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, i cili është një faktor kryesor për ndërtimin e besimit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave doganore, u mbajt sot një takim online i Organit këshillëdhënës të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski, sot, më datë 25.06. së bashku me drejtorët e drejtorive të doganave, morën pjesë në Takimin e erejtorëve të përgjithshëm të Organizatës botërore të doganave. OBD është një qendër ndërkombëtare e njohur për ekspertizën doganore dhe ka një rol kryesor në zhvillimin, promovimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave moderne doganore. Në kontekstin e pandemisë Covid-19, takimi u mbajt përmes video-konferencës.

Dëshirojmë t'ju informojmë se nga e hëna, 29.06.2020, do të lëshohet një version i ri i përditësuar i Sistemit One-Stop Shop për importet, eksportet dhe transitin e mallrave - EXIM. Me versionin e ri të EXIM, pozicionet do të futen në të gjitha lejet, dmth numrat rendor për të gjitha artikujt e lejeve, dhe përdorimi i sasive të aprovuara do të mundësohet të bëhet për çdo pozicion (për secilin artikull individualisht), dhe jo si më parë në terma të përmbledhur të tarifave. Në këtë mënyrë, do të sigurohet dukshmëri më e madhe e mallrave të aprovuara dhe gjurmueshmëria e sasive të përdorura.

Drejtoria e doganave informon të gjitha ndërmarrjet tregtare që janë prodhues, importues, tregtar me shumicë dhe/ose me pakicë të derivateve të naftës që me 22.06.2020, është miratuar dhe botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 169/2019 Dekret me fuqi ligjore për ndryshimi i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për detyrimet e akcizës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili hyri në fuqi menjëherë.

Procedura e regjistrimit elektronik në sistemin e e-Akcizës në SPDDDA, nga Përfaqësitë Diplomato-Konsullore dhe Përfaqësimet e organizatave ndërkombëtare përkatëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është një hap i domosdoshëm dhe pritet të bëhet nga Përfaqësitë.