Në bazë të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 78/15, 106/15 dhe 153/15, 190/16, 21/18 dhe „Gazeta zyrtare e RMV“ nr. 101/19, 275/19 dhe 122/21), Ligjit për vlerësim (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 115/10, 158/11, 185/11, 64/12, 188/14, 104/15, 153/15, 192/15, dhe 30/16), Vendimit për dhënien me qira të objekteve në vendkalimet kufitare për trafikun tokësor nr. 41-7697/1 datë 06.09.2022 (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr. 197/22), të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani, me ftesë të shefit të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, ambasadorit Clemens Koja dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot morën pjesë në manifestimin "Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vjet partneritet".

Sot Drejtoresha e Drejtorisë së doganës Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 18 vjetorit të krijimit të Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë. Mysafirë në këtë ngjarje ishin presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryeministri i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të shumë ministrive, institucione shtetërore dhe komuniteti i biznesit. 

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov sot në Romë mori pjesë në një takim pune me drejtorët e Drejtorive të  Doganave të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, së bashku me përfaqësues të lartë të Sekretariatit të CEFTA-s dhe Komunitetit Ndërkombëtar të Transportit.

Sot drejtoresha e Drejtorisë së doganës Sllavica Kutirov  morri pjesë në takimin koordinues të anëtarëve të organeve të strukturës qeveritare negociuese, ku përfaqësuesit e lartë të Qeverisë dhe institucioneve - bartës të procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian patën mundësi për të dëgjuar nga eksperti Vladimir Drobnjak, përvojat e Republikës së Kroacisë në procesin e negociatave.

Delegacioni i Drejtorisë së doganave, i kryesuar nga drejtoresha Sllavica Kutirov, sot mori pjesë në samitin e lidershipit të nismës Ballkani i Hapur, i cili prezantoi aktivitetet me interes për qytetarët të cilat kontribuojnë në tejkalimin më të lehtë të krizës ushqimore, energjetike dhe ekonomike, si dhe drejt një lidhjeje më të ngushtë të tre vendeve të iniciativës - Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Serbisë.

Drejtoria e Doganave njofton të gjithë përdoruesit e shërbimeve terminale në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat menaxhohen nga Drejtoria e  doganave, se duke filluar nga data 1 shtator 2022, pagesa e tarifave për përdorimin e terminalit do të bëhet vetëm me kartelat bankare për pagesa elektronike.

Pagesat me para  të gatshme për përdorimin e terminalit do të pranohen deri më 1 tetor 2022, pastaj pagesat do të realizohen vetëm me kartelë bankare.

Drejtoria e doganave informon se nga nesër, 01.09.2022, në vendkalimin kufitar Tabanovc, në funksion do të vendoset e ashtuquajtura “Korsia e shpejtë” e destinuar për mjete motorike të zbrazëta dhe të ngarkuara që tranzitojnë mallra nëpër territorin doganor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do të zvogëlohet edhe më shumë koha për kryerjen e formaliteteve doganore për këto kategori të kamionëve në vendkalimin kufitar Tabanovc. Kjo ishte edhe një nga kërkesat e transportuesve dhe komunitetit të biznesit.

Më 19 gusht 2022, Departamenti për kontroll dhe hetime në Drejtorinë e doganës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike kompetente kundër një personi juridik dhe katër personave fizik, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, dënueshme nga neni 215 paragrafi 1 dhe paragrafi 7 dhe për veprën “kontrabandë”, dënohet nga neni 278 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe paragrafi. 9 të Kodit Penal.

Gjegjësisht, me datë 11.08.2022 në njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë një kontrolli shtesë gjatë importit, nga ana e inspektorëve të Departamentit për Hetime të Drejtorisë doganore, është konstatuar se bëhet fjalë për material barishtor të grimcuar, të copëtuar, për të cilin pas kryerjes së një testi është vërtetuar prania e një komponenti psikoaktiv që hyn në përbërjen e bimës së kanabisit.

Pas marrjes së urdhëresës nga Prokuroria Themelore Publike kompetente - Gjevgjeli, Drejtoria doganore ka dorëzuar mostrën e materialit bimor në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ekspertizë, me të cilën është vërtetuar se materiali bimor përmban: pjesët e sipërme të thara dhe të copëtuara - majat nga gjethet dhe lulet me origjinë nga bima Cannabis.

Me zbulimin dhe parandalimin e tentativës për kontrabandim të këtyre mallrave nga Drejtoria doganore, është parandaluar prodhimi dhe shitja e paautorizuar e substancës psikotrope, gjegjësisht 7.000 kilogramë lule nga kanabis, e cila në tregun ilegal të narkotikëve do të kapte vlerën mbi 20 milionë. euro.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4

 

 

 

Sot është mbajur takim pune i organizuar nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin morën pjesë drejtori i Odës Ekonomike Branko Azeski, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Nikolçe Babovski. Takimi u zhvillua në pikën e kalimit kufitar Tabanovc, e cila aktualisht është pika më e ngarkuar kufitare për hyrje në vend.