Drejtoresha e Drejtorisë doganore, m-r  Sllavica Kutirov, sot u takua me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër krimit dhe drogës – UNODC.

Sot është mbajtur mbledhja përfundimtare e punës në të cilën u prezantua dokumenti përfundimtar i Blueprint, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet Sistemi i ri kombëtar me një ndalesë në periudhën e ardhshme, i cili realizohet në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project – WBTTFP), financuar nga një hua e marrë nga Banka Botërore.

Programi për Kontroll të Eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS)  në Ambasadën Amerikane i ka dhuruar Drejtorisë Doganore pajisje për modernizimin dhe  përmirësimin e procesit të trajnimeve.

Këtë vit, në raportin e Komisionit Evropian për të arriturat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e doganave është përfshirë në mesin e tre institucioneve më të vlerësuara sipas progresit të arritur dhe një niveli të lartë gatishmërie në përmbushjen e kritereve.

Drejtoria Doganore është miqësisht e orientuar dhe gjithmonë e hapur për takime ku drejtrëpërdrejtë do të ketë mundësi me komunitetin e biznesit t’i  diskutojnë pyetjet e hapura, si dhe propozimet për thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore.

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi të komunave („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “nr. 78/15, 106/15, 153/15, 190/16, 21/18 dhe „Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 101/19, 275/19 dhe 122/21), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nr. 40-5983/1 datë 15.06.2021 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 135/21), Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall

Gjatë kontrollit të një automjeti, i paraqitur për hyrje në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, në vendkalimin kufitarë Tabanoc, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative përkohësisht ndaluan 127 papagallë si mallra të padeklaruar.

Gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrollit të një automjeti, i paraqitur për dalje nga  Republika e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar  Bllacë, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë Operative përkohësisht konfiskuan 23,500.00 funta britanike.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave, m-r Slavica Kutirov,së bashku me zëvendësdrejtorin z. Muarem Asani pati një takim pune me drejtorin e Inspektoratit shtetëror për bujqësi, z. Zoran Shapuriq dhe përfaqësues të Drejtorisë fitosanitare.

Në organizim të Sekretariatit të CEFTA -s, dje u mbajt një trajnim mbi ndryshimet e Sistemit të harmonizuar për vitin 2022, si dhe ndryshimet e Nomenklaturës së kombinuar të Bashkimit evropian për vitin 2020.

  • Në vitin 2022 do të ketë numra tariforë të rinj për produkte të veçanta si: insektet, disa lloje kërpudhash, arra pishe dhe lëvozhgë qershie afrikane të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me gjenerimin e të ardhurave, sigurinë e ushqimit, nevojat themelore njerëzore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
  • Nomenklatura gjithashtu do të ndryshojë për substancat e kontrolluara sipas Amendamentit kigali të protokollit të Montrealit mbi substancat që shkatërrojnë zonin, të cilat janë strukturuar në bazë të rëndësisë së tyre në tregtinë ndërkombëtare dhe efektet e substancës në mjedis.
  • Ekziston një ndryshim i rëndësishëm në mbeturinat elektrike dhe elektronike, të referuara zakonisht si mbeturina elektronike për shkak të vlerës së lartë të tyre në tregti.
  • Ka numra tariforë të rinj për produktet e reja të bazuara në duhan dhe nikotinë dhe ato do të shpërndahen në Kapitullin 24.
  • Fluturaket pa pilot, zakonisht të referuar si “dronë”, gjithashtu marrin shenjat e tyre tarifore për vendosje më të lehtë.
  • Telefonat smart do të marrin nën -numrin dhe shënimin e tyre, i cili gjithashtu do të qartësojë dhe mbështesë vendosjen e këtyre pajisjeve shumëfunksionale.
  • Janë bërë ristrukturime të mëdha në nënkreun tarifor 7019 për fibrat e qelqit dhe produktet e tyre, si dhe për nënkreun tarifor 8462 për makinat për formimin e metaleve me qëllim monitorimin e arritjeve teknologjike në këta sektorë.
  • Modulet e ekranit të panelit të sheshtë do të vendosen si produkte më vete, të cilat do të thjeshtojnë klasifikimin e këtyre moduleve, pa pasur nevojë të identifikojnë përdorimin përfundimtar.

Shëndeti dhe siguria mbulohen gjithashtu nga ndryshimet. Dispozitat e reja të placebo dhe komplete të provave klinike për kërkimin mjekësor lejojnë vendosjen e mallrave të tillë pa pasur informacion mbi përbërësit në placebo, gjë që do të ndihmojë në lehtësimin e kërkimit mjekësor ndërkufitar. Kulturat qelizore dhe terapia qelizore janë produkte që do të marrin shënime të reja dhe specifike. Për një siguri më të madhe, jepen një sërë vërejtjesh të reja, veçanërisht për mallrat me përdorim të dyfishtë në fushën e toksinave dhe pajisjeve laboratorike.

Për të mbrojtur shoqërinë dhe për të luftuar terrorizmin, janë krijuar shumë përdorime të reja për mallrat me përdorim të dyfishtë që mund të devijohen për përdorim të paautorizuar, të tilla si materialet radioaktive dhe dollapët e sigurisë biologjike, si dhe sendet e nevojshme për të ndërtuar pajisje shpërthyese të improvizuara.

Listat e mallrave që kontrollohen sipas konventave të ndryshme janë përditësuar. Sistemi i harmonizuar 2022 prezanton nëntituj të rinj për kimikatet specifike të kontrolluara sipas Konventës së armëve kimike, për disa kimikate të rrezikshme të kontrolluara nën Konventën e Roterdamit dhe për disa ndotës organikë të vazhdueshëm të kontrolluar sipas Konventës së Stokholmit. Ndryshime të mëdha janë bërë në Shënimin 4 të Seksionit VI dhe nën-tarifën e re 3827, për gazrat e kontrolluar nga amendamenti Kigali i Protokollit të Montrealit.

 

2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3