Përmes lidhjes me video-konferencë, anëtarët e Trupit Këshillëdhënës në Drejtorinë doganore mbajtën takim të udhëhequr nga drejtoresha e Drejtorisë doganore, m-r Sllavica Kutirov. Në takimin e sotëm, të pranishmit shqyrtuan materiale që kanë të bëjnë me disa çështje aktuale në fushën e veprimtarisë doganore dhe kërkesat e komunitetit të biznesit dhe për të njëjtat shkëmbyen mendime të ndërsjellta.

Lidhur me informacionet e paraqitura në opinion lidhur me kompetencat e Drejtorisë së doganve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontrollin e hyrje dhe daljeve të automjeteve dhe transportuesve që kryejnë transport ndërkombëtar të lirë të udhëtarëve, si dhe veprimet në këtë rast, ju informojmë si më poshtë:

Me qëllim të informimit në kohë dhe transparente për opinionin e gjerë, Drejtoria e doganave përcjell informacione lidhur me aksidentin e autobusit që ndodhi më datë 23.11.2021 në Republikën fqinje të Bullgarisë, në të cilin u dogj autobus i transportuesit Besa Trans – Shkup.

Që nga mëngjesi i sotëm, Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë së doganave ndodhet në Pikën e kalimit kufitar Deve Bair për të kontrolluar në detaje veprimet e transportuesit dhe nëpunësve doganor, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për transportin rrugor në ditën e nisjes së autobusit. Objekt i kontrollit është edhe veprimi i transportuesit dhe automjeti në fjalë në periudhën e mëparshme në të njëjtën pikë kalimi kufitar.

Opinioni i gjerë do të informohet me kohë për konstatimet e kontrollit.

 

   

 

Shërbimet e Drejtorisë së doganave, Sektori për kontroll dhe hetime si dhe MPB, Seksioni për polici kriminale - Sektori për tregti të paligjshme me droga, armë dhe substanca të rrezikshme dhe Sektori për punë të brendshme Shkup, dje kanë kryer aksion të përbashkët për zbulimin e prodhimit dhe shitjes së paligjshme të duhanit me ç'rast kanë zbuluar një uzinë ilegale për prodhimin e duhanit të prerë në zonën e qytetit të Shkupit.

Me datë 17.11.2021 në ambientet e Drejtorisë së doganave, drejtoresha  Slavica Kutirov së bashku me zëvendësdrejtorin Muarem Asani takuan përfaqësuesin e lartë të Ambasadës Britanike, z. Simon Woodock, Oficer për lidhje për krimin fiskal i angazhuar përpër Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.