Delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga drejtoresha m-r Sllavica Kutirov, sot (16.12.2021) mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe tatime, pjesë e Komitetit për stabilizim dhe asocim, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

Në kuadër të Javës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore - CEFTA 2021, e cila zyrtarisht filloi dje në Shkup, sot (15 dhjetor 2021) mbahet një konferencë rajonale për forcimin e bashkëpunimit tregtar në Ballkanin Perëndimor/rajonin CEFTA, përmes vendosjes të kalimeve kufitare të përbashkëta dhe kontrolleve të përbashkëta. Konferenca organizohet nga USAID - EDGE, në partneritet me CEFTA, Komunitetin e Transportit, Grupin e Bankës Botërore dhe Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Seksioni për hetime - Sektori për kontroll dhe hetime i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Seksioni i policisë kriminalistike brenda Ministrisë së brendshme dhe Inspeksioni i tregut, në vazhdimësi marrin aksione shitjes së paligjshme të duhanit të prerë nëpër tregjet e qytetit të Shkupit.

Brenda projektit Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe i politikës tatimore dhe doganore në periudhën 6.12-10.12.2021 është mbajtur mbledhje pune me temë Përgatitja e akteve për trafikun postar.

Drejtoria e doganave ka filluar me realizimin e Projektit për implementimin e sistemit të ri për video vëzhgim dhe njohje automatike të targave të automjeteve që kalojnë kufirin (CCTV dhe ANPR), i cili realizohet si komponent i Projektit për lehtësimin e tregtisë në Ballkanin perëndimor dhe financohet me një kredi nga Banka botërore.