Sot në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë sëVeriut, zëvendës drejtori i Drejtorisë Doganore, z. Muarem Asani, mbajti takim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, z. Sajmon Vudok, Oficer për lidhje të krimitfiskal për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Gjatë periudhës 05 - 09.07.2021, Drejtoria e doganave me mbështetjen e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) përmes një video konference organizon trajnim mbi Menaxhimin me rreziqe te Operatorët e autorizuar ekonomik.

Takimi i 11-të i Komitetit të përbashkët PAM përmes lidhjes në distancë u mbajt në 1 korrik 2021 me të gjitha vendet që i bashkohen Konventës PAM. Komiteti i përbashkët i rregullave preferenciale të origjinës së Konventës Pan-Mesdhetare (PAM) mbahet dy herë në vit dhe ky komitet merr vendime në lidhje me rregullat e origjinës brenda konventës.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, z. Muarem Asani, i shoqëruar nga ndihmësit z. Ilija Janoski, z. Zlatko Veterovski bashkërisht morën pjesë në Takimin e 6-të joformal të drejtorëve të përgjithshëm dhe zyrtarëve të lartë të drejtorive të doganave nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Zyrtarë të lartë të Drejtorisë së doganave morën pjesë në takimin e 138-të të Këshillit të bashkëpunimit doganor të Organizatës botërore të doganave (OBD). OBD është një qendër e njohur ndërkombëtarisht e ekspertizës doganore dhe ka një rol kryesor në zhvillimin, promovimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave moderne doganore. Takimi mbahet përmes lidhjes me video konferencë nga 24-26 qershor 2021.