Drejtoresha e Drejtorisë doganore sot në Ohër mori pjesë në  ngjarjen qendrore të Samitit Ballkan i Hapur - iniciativë për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, e cila njihet nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet si koncept me rezultate konkrete të dukshme.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov ka marrë pjesë në takimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, fitosanitare dhe sigurisë së ushqimit dhe kafshëve, që u mbajt dje në Ohër, në kuadër të Samitit dyditor të Ballkanit të Hapur.

Javën e kaluar në Beograd, përfaqësues të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim rajonal të shteteve anëtare të CEFTA-s, organizuar nga Sekretariati i CEFTA-s dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ (Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit GmbH).

Dje në Shkup është mbajtur një ngjarje për prezantimin e përfitimeve dhe rezultateve të arritura deri më tani nga twining projekti, të cilit iu drejtuan ambasadorja e Republikës së Kroacisë-Nives Tiganj dhe ambasadori i Republikës së Austrisë-Georg Voutsas, shef i Departamenti i Bashkëpunimit në Unionin e Delegacionit Evropian-Stephen Hudolin dhe zëvendësministri i Financave-Filip Nikoloski.

Drejtoresha Sllavica Kutirov sot ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Kroacisë Mario Demiroviq, në të cilin takim është biseduar për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë duke shkëmbyer përvoja në disa fusha dhe tema aktuale të punës doganore. Janë diskutuar edhe temat nga projekti i përbashkët i Twining: “Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave, politikat tatimore dhe doganore”, ku nëpunësit e Drejtorisë së Doganave kanë mundësi të marrin ndihmë nga ekspertë nga Kroacia dhe Austria në zbatimin e aktiviteteve zhvillimore në përputhje me Planin akcionar.

Drejtorët e të dy organeve doganore shkëmbyen përvoja për aktivitetet që lidhen me modernizimin e pikave kufitare më të ngarkuara dhe terminaleve të brendshme doganore, me qëllim lehtësimin e tregtisë, si dhe metodat për përmirësimin e kapaciteteve dhe organizimit të shërbimit. Gjithashtu temë bisede ishin edhe projektet aktuale të realizuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim të thjeshtimit të procedurave doganore, përmirësimit të kapaciteteve për kontroll dhe kontroll doganor pas zhdoganimit, uljen e kohës së pritjes së kufirit për operatorët ekonomikë, si dhe shkëmbimin e të dhënave ndërinstitucionale në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

Në takimin e sotëm u theksua partneriteti strategjik afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, i cili konfirmoi përpjekjet për bashkëpunim në të ardhmen, përmes aplikimit të praktikave më të mira për afrimin e Drejtorisë së Doganave me doganat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

 

    

    

 

10206202248
2020620224489
3020620224865
Previous Next Play Pause
1 2 3