Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandimin e mallrave të ndryshme,ku përkohësisht konfiskuan bizhuteri ari, valutë të huaj, barna, suplimente dietike, veshje, kozmetikë dhe falsifikate.

Sot, më 22 qershor 2018, në Shkup u mbajt një aktivitet  për të promovuar konceptin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (ZEE) në Republikën e Maqedonisë dhe rëndësinë e tij për operatorët ekonomikë. Aktiviteti u organizua nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Projektin e Rritjes Ekonomike Rajonale të USAID (REG).
 

Gjatë tre javëve të fundit, doganierët kanë zbuluar 13 emigrantë pa dokumente identifikimi dhe penguan disa tentativa për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, me çka përkohësisht janë konfiskuar pushkë ajrore dhe municion për ta, peshq dhe rrjeta peshkimi, pjesë makinash, cigare, shtesa dietike, bizhuteri dhe falsifikime.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Në periudhën 11-12.06.2018, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, z. Gjoko Tanasoski, mori pjesë në një takim joformal rajonal të Drejtorëve të Administratës Doganore nga Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë.

Një delegacion i Drejtorisë doganore, të udhëhequr nga drejtori z Djoko Tanasoski më 4 dhe 5 qershor realizuan një vizitë pune në Drejtorinë doganore të Republikës së Kroacisë, si vazhdimësi e takimeve të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, kur u konfirmua interes i përbashkët për shkëmbimin e përvojave në fushën e zbatimit të legjislacionit të BE-së (nga pjesa e rregullave doganore dhe akcizat), forcimi i kapaciteteve të teknologjisë së informacionit dhe aktivitete të tjera në fushën e çështjeve doganore duke përfshi edhe zbatimin e Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë e Organizatës Botërore të Tregtisë.