Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Sugareski, sot bëri një vizitë pune në pikën e kalimit kufitar të Bllacës, ku kishte rastin të takohej me administratorin e Degës doganore të Shkupit, shefin dhe nëpunësit doganor të zyrës doganore Bllacë.

Gratë përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së botës. Bazuar në këto të dhëna, duhet pritur që gjysma e përfitimeve të procesit të zhvillimit u shkon grave dhe gjysma tjetër burrave. Por realiteti është ndryshe. Menaxherët, si dhe popullata e përgjithshme, ende besojnë fuqimisht se suksesi menaxherial lidhet me karakteristikat e meshkujve. Në nivelin kolektiv, fuqia është aftësia për të kombinuar burime të ndryshme të fuqisë individuale për të arritur ndryshimin, domethënë përfitime më të mëdha për kolektivin sesa për individin. Dhe individi është po aq i fuqishëm dhe i aftë, qoftë mashkull apo femër.

Drejtoria e doganave është në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, posaçërisht për realizimin e të gjitha punëve ndërtimore (ndërtim, rindërtim) që kryhen në pikat kufitare - për të cilat DD ka kompetenca ligjore. Me rëndësi të veçantë në promovimin e pikave të kalimeve kufitare janë rrugët hyrëse të cilat janë kusht për qarkullim të papenguar të mallrave dhe udhëtarëve dhe janë nën kompetencat e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve.

Ne punojmë së bashku me inspeksionet si në pikat kufitare ashtu edhe në zyrat e brendshme doganore. Bashkëpunimi duhet të intensifikohet dhe përmirësohet në mënyrë që cilësia të shprehet gjithnjë e më shumë, theksoi drejtori Sugareski në takimin e sotëm me drejtorin e Inspektoratit të  tregut, z. Stojko Paunovski.

Vizita e punës së degës doganore Shtip që sot e bëri drejtori Sugareski ishte me qëllim që të njihej me projektet aktuale dhe të planifikuara, si dhe me kapacitetet operacionale dhe nevojat e njësive organizative brenda kësaj dege doganore.