Në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), që mbahet nga 23 deri më 25 qershor 2022 në Bruksel, Belgjikë, marrin pjesë drejtoresha Sllavica Kutirov dhe ndihmësdrejtori për bashkëpunim ndërkombëtar Zllatko Veterovski. Asambleja diskuton tema kryesore në fushën e bashkëpunimit doganor global, si dhe çështje që janë thelbësore për harmonizimin e operacioneve doganore në botë, ku marrin pjesë drejtorë të administratave doganore nga 183 vende apo territore. Asambleja e sivjetshme është jubilare, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Doganave. Me këtë rast, përveç fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuria, folën edhe Princesha Astrid nga Belgjika dhe Zëvendëskryeministri i Belgjikës dhe Ministri i Financave Vincent Van Petegem.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganës dje ka realizuar takim pune me përfaqësues të Zyrës së USAID-it në Uashington dhe Zyrës për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve – EDGE të USAID në Shkup. Në takim u diskutua për përfitimet e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm dhe projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen.

Drejtorët e Drejtorisë së Doganave - Sllavica Kutirov, Regjistrit Qendror - Marija Boshkovska Jankovski dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike - Sanja Llukarevska, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim të realizimit të suksesshëm të aktiviteteve të projekteve për realizimin e Projektit – Përditësimi i Sistemit One-Stop Shop.

Drejtoresha e Drejtorisë doganore sot në Ohër mori pjesë në  ngjarjen qendrore të Samitit Ballkan i Hapur - iniciativë për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, e cila njihet nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet si koncept me rezultate konkrete të dukshme.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov ka marrë pjesë në takimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, fitosanitare dhe sigurisë së ushqimit dhe kafshëve, që u mbajt dje në Ohër, në kuadër të Samitit dyditor të Ballkanit të Hapur.