Dje dhe sot u mbajt mbledhje pune online për Sistemin me një ndalesë dhe Shkëmbimin e të Dhënave në të cilën morën pjesë përfaqësues të shërbimeve doganore, komunitetit të biznesit, agjencive dhe institucioneve të përfshira në procedurat doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çdo vit, administratat doganore në mbarë botën festojnë 26 janarin, Ditën ndërkombëtare të doganave, përmes aktiviteteve të organizuara më vete. Këtë vit kjo ditë shënohet me moton “Rritja e transformimit digjital doganor duke adoptuar një kulturë të dhënash dhe duke ndërtuar një ekosistemin të të dhënave”.

Bazuar në të gjitha përpjekjet e bëra gjatë këtij viti jashtëzakonisht të vështirë nga disa subjekte juridike që plotësuan nevojat e Doganës, Drejtoria e doganave vendosi që këtë vit t'i ndajë mirënjohje nga Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuria për merita të veçanta për përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të jashtme të cilët me aktivitetet e tyre u dalluan si përgjegjës në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe konstruktiv biznesi dhe gjetjen e zgjidhjeve për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia KOVID 19.

Në këtë drejtim do t'u ndahen mirënjohje Dr. Irina Sotirova Buhova - Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor, Olivera Miovska - AMERIT, Biljana Muratovska - MAKAMTRANS, Damjan Sotirovski - Betashped, Vlatko Serafimovski - Multishped, Marija Stojkovska – Dauti, Ana Malceva-Marinkoviq - Zyra e Kryeministrit, Solza Kovaçevska - Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, Nikolla Nikollov - Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, Nadica Velevska - Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës

Përveç bashkëpunëtorëve të jashtëm, mirënjohje do të ndahen edhe për 5 nëpunës doganor - Zlatko Popoviq, Suzane Alili, Renezijana Kiprijanova, Vesna Stanoeva dhe Olivera Çalovska, të cilët kanë bërë përpjekje të veçanta në vitet e fundit për të realizuar projekte që nënkuptojnë transformimin digjital dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informacione ndërmjet shërbimeve në vend si dhe me shërbimet e tjera doganore.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të doganave - 26 Janar, ju përcjellim plotësisht mesazhet e z. Kunio Mikuria, Sekretar i përgjithshëm i OBD-së dhe nga znj. Slavica Kutirov, drejtoreshë e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  

Link nga fjalimi i Dr. Kunio Mikuria

Link nga fjalimi i m-r  Sllavica Kutirov 

Video e fituesëve të mirënjohjeve

 

 

  

Ashtu siç është paralajmëruar, Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNECE, dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Bankën Botërore, CEFTA-n dhe partnerë të tjerë, organizojmë webinarin e katërt për Sistemin me një ndalesë dhe shkëmbimin e të dhënave për Ballkanin Perëndimor. Webinari do të mbahet në datat 26-27 janar 2022. Për më tepër, shihni agjendën paraprake, duke përfshirë linqet për t'u bashkuar në webinar. Webinari do të jetë në gjuhën angleze.

Në webinar do të keni mundësi të dëgjoni prezantime të shkurtra mbi planet e zhvillimit të Sistemit me një ndalesë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi dhe prezantime nga organizatat kryesore që mbështesin këtë punë, duke përfshirë UNECE (UN/CEFACT), Bankën Botërore, Komisionin Evropian, CEFTA, UNCTAD / ASYCUDA, etj. Për më tepër, ne dëshirojmë ta fokusojmë diskutimin në rëndësinë e zhvillimit të modeleve të të dhënave; përdorimi i standardeve ndërkombëtare dhe ndërveprimin e standardeve të OKB / CEFACT për digjitalizimin e flukseve të të dhënave të transportit multimodal dhe sistemeve rregullatore (përfshirë doganat) IT dhe Single Window (shih paketën e standardeve të transportit multimodal të të dhënave dhe shkëmbimit të dokumenteve në https://unttc.org/ stream / electronic- trade-and-transport-documents-and-data dhe https://unece.org/trade/uncefact/mainstandards

Agjenda:

 

 

 

 

Drejtoria e doganave në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation - IFC), në datat 17-18.01.2022 dhe 25.01.-02.02.2022 do të kryejë Studim për matjen e kohës për  procedurat  doganore (TRS). Studimi do të përdorë metodologjinë e Organizatës Botërore të Doganave.

Studimi për matjen e kohës do të bëhet në vendkalimet kufitare Tabanovcë, Qafë Thanë dhe Bogorodicë dhe në njësinë doganore Shkup 3.  Këto së bashku mbulojnë rreth 60% të gjithë shkëmbimit tregtar të mallrave që hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Studimi për matjen e kohës së doganimit(TRS) ofron informacione të besueshëm dhe të verifikuara për kohën që u nevojitet agjencive kufitare për të përpunuar dhe siguruar lejen e mallrave për transaksionet e importit, eksportit dhe tranzitit. Studimi përcakton kohën e nevojshme për të kryer në çdo hap procesin e doganimit ku përfshihen edhe kërkesat e doganave dhe institucioneve dhe agjencive të tjera përkatëse.

Kështu, studimi ofron një bazë objektive mbi të cilën ndikimet e reformës dhe modernizimit mund të maten dhe vlerësohen me kalimin e kohës: duke analizuar rezultatet e studimit të TRS, agjencitë qeveritare rregullatore të tregtisë mund të identifikojnë se kuparaqiten procedurat joefektive si dhe të zhvillohen strategji dhe plane se si të  thjeshtohen, harmonizohen dhe racionalizohen proceset në mënyrë që të reduktohen kostot dhe koha, dmth.Që të lehtësohet tregtia.

2
2
Previous Next Play Pause
1

 

 

 

Drejtoria e dogaanve me sukses ka përfunduar vitin 2021 me të hyra totale prej 103,47 miliardë denarë ose 1,68 miliardë euro në bazë të detyrimeve doganore, TVSH-së, akcizave dhe taksave tjera nga importi dhe qarkullimi i brendshëm. Të hyrat e paguara gjatë vitit 2021 janë më të larta për 24,70% krahasuar me vitin 2020, respektivisht me 12,81% krahasuar me vitin 2019.