Drejtoria e  Doganave  me mbështetjen e USAID Economic Development, Governance and Enterprise Growth (EDGE) Project  në periudhën prej 06-09.07.2021 organizoi një trajnim rajonal në temë   Post Kontrollet  sistemore  të importuesve dhe eksportuesve të mëdhenj.

Zyra Nacionale e Dhomës Ndërkombëtare Tregtare në Shkup në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave të RMV-së, sot përmes një video-konference, u mbajt  punëtori në temë "Zbatimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për menaxhimin me korrupsionin". 

Sot në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë sëVeriut, zëvendës drejtori i Drejtorisë Doganore, z. Muarem Asani, mbajti takim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, z. Sajmon Vudok, Oficer për lidhje të krimitfiskal për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Gjatë periudhës 05 - 09.07.2021, Drejtoria e doganave me mbështetjen e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) përmes një video konference organizon trajnim mbi Menaxhimin me rreziqe te Operatorët e autorizuar ekonomik.

Takimi i 11-të i Komitetit të përbashkët PAM përmes lidhjes në distancë u mbajt në 1 korrik 2021 me të gjitha vendet që i bashkohen Konventës PAM. Komiteti i përbashkët i rregullave preferenciale të origjinës së Konventës Pan-Mesdhetare (PAM) mbahet dy herë në vit dhe ky komitet merr vendime në lidhje me rregullat e origjinës brenda konventës.