Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht u  konfiskuan  veshje, cigare elektronike, telefona  celularë, orë  dore, argjend, vaj motorik, pjesë të makinave, targa të regjistrimit, instrumente dentare dhe materiale, cigare dhe raki shtëpie.

Më 22 nëntor  2018, në zyrat e Drejtorisë doganore, përpara komunitetit të biznesit  është prezentuar sistemi, koncepti dhe zbatimi i Mjedisit tarifor të integruar (MIT).  

Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët ndaluan disa përpjekje për kontrabandë mallra të ndryshëm, përkohësisht janë sekuestruar çelësa për automjete, rutera, cigare, veshmbathjet, stoli dhe produktet kishtare.

Një delegacion i Drejtorisë Doganore të drejtuar nga Drejtori Gjoko Tanasoski kanë marë  pjesë në një seminar të nivelit të lartë mbi ecurinë e Unionit Doganor "Duke ecur drejt së ardhmes". Seminari është mbajtur në Vjenë-Austri më 17-18 tetor, nën presidencën e Doganës së Austrisë (në kuadër të Programit Doganor 2020).

Më 16 dhe 17 tetor 2018 në Veles, gjashtë administrata doganore të Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur takim joformal rajonal, të organizuar në nivel të drejtorëve të departamenteve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe kontrolleve dhe hetimeve doganore.