Seksioni i hetimeve i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Seksionin për polici kriminale të Ministrisë së brendshme, më datë 06.09.2021 ka kryer një aksion kundër shitjes ilegale të duhanit të prerë. Subjekti i aksionit ishte kontrolli dhe kapja e produkteve që shiten ilegalisht dhe që janë mallra me akcizë, dhe për shkak të veprimit në kundërshtim me Ligjin doganor dhe ligjet e tjera për zbatimin e të cilave është përgjegjëse Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dy vendnodhje të ndara në Qytetin e Shkupit sekuestrohen përkohësisht 280 kilogramë duhan të prerë, me të cilin është evituar pagesë e akcizës në vlerë prej rreth 500,000 denarëve. Padi penale do të ngrihen kundër personit sipas nenit 279b të Kodit penal.

Gjatë kontrollit të një autobusi të deklaruar për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, inspektorët doganorë të Seksionit për punë operative përkohësisht kanë mbajtur 100,000 franga zvicerane.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave , m-r Sllavica Kutirov, u takua me Atasheun ICITAP të Maqedonisë Veriore në Ambasadën Amerikane në Shkup, z. Carl Rischeim. Atasheu u shpreh i kënaqur me vizitën ,duke i uruar drejtoreshës suksese në postin e ri.

Seksioni i inteligjencës brenda Sektorit për kontroll dhe hetime në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kushtet e pandemisë me realizimin e suksesshëm të ushtrimit të kompetencave.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave, znj. Sllavica Kutirov, sot realizoi një takim pune me z. Martin Kranich, oficer doganor për lidhje i Republikës Federative të Gjermanisë që është i ngarkuar me çështjet për Maqedoninë e Veriut, Bulgarinë dhe Rumaninë.