Takimi dypalësh i zhvilluar dje në mes Ministrit të mjedisit dhe ujërave të Republikës së Bullgarisë, Emil Dimitrov dhe Ministrit të Mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Nnuredini, u përqëndrua në forcimin e kontrollit të lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave.

Gjatë dy javëve të kaluara, nëpunësit doganor kanë zbuluar më shumë tentativa për kontrabandim malli, nga të cilat janë mbajtur veshje, preparate kozmetike, ilaçe, produkte mjekësore, mall teknik, produkte ushqimore, produkte plastike dhe falsifikime.

Më 29.01.2020, Inspektoriati shtetëror i mjedisit, në koordinim me Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapsinor dhe Drejtorinë e doganave, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm inspektimi të 15 kamionëve të mbeturinave (RDF) nga Italia. Kamionët u ndaluan në hyrje të pikës kufitare Bogorodica.

Si pjesë e aktiviteteve për veprime parandaluese dhe mbrojtje nga hyrja e virusit afrikan të etheve të derrit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë përgatiti postera dhe fletushka dhe i dorëzoi në Drejtorinë e doganave.

Gjatë janarit, nëpunësit doganor zbuluan 4 migrantë të paligjshëm dhe disa përpjekje për kontrabandim të mallrave, duke përfshirë motoçikleta, pjesë të automjeteve motorike, veshje, çanta femrash, këpucë, statuja, syze dhe cigare.