"Me masa konkrete do të adresohet ekonomia gri në e-tregtinë.

Me skenimin e dërgesave në trafikun postar ndjeshëm do të rritet kontrolli.

Gjithashtu, do të hapet e-platformë ku qytetarët do të mund ti paraqesin të gjithë ata që kryejnë e-tregti të paregjistruar.

Takim i shkëlqyeshëm inicial me Ministren e Financave Nina Angelovska dhe Shoqatën për e-tregti dhe përfaqësues të organeve shtetërore, odave ekonomike dhe sektorit të biznesit.

14102019 etrgovija

 

  

 

Gjatë kontrolit të thelluar në drejtim të rrugës  Veles - Shkup, inspektorët doganorë zbuluan 45 (dyzet e pesë) emigrantë pa dokumente identifikimi.

Drejtoria Doganore nga 22-24.10. do të jetë mikpritës i konferencës  më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Doganave - PICARD (Partneritet në hulumtimet dhe zhvillimet Doganore), e cila do të mbahet në Shkup. Konferenca organizohet  në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Doganave dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup.

Më 4 tetor 2019, në Beograd u mbajt një takim bilateral midis përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë Doganore të Republikës së Serbisë.

Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, në dalje nga vendi, më 6 tetor 2019, u sekuestruan rreth 45 kg marihuanë.