Ekipet mobile doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme parandaluan një tentativë për të kontrabanduar lëndë narkotike.

Me datë 26.06.2022, në pikën e kalimit kufitar autostrada Tabanovcë, gjatë kontrollit me qen doganor në një automjet me targa holandeze, me të cilën tre shtetas të Maqedonisë janë paraqitur për hyrje në vend, në disa vende të automjetit (ndarëse e derës së përparme djathtas, ndarëse mes sediljeve të përparme në një çantë femrash dhe një qese me shkrim) janë gjeur dhe sekuestruar 203,97 gram kokainë, 12 cigare me 13,99 gram duhan me hashash, 2,6 gram marihuanë dhe 2,46 gram hashash.

Automjeti i pasagjerëve është konfiskuar përkohësisht dhe rasti i është dorëzuar Ministrisë së Brendshme për procedurë të mëtejshme.

 

28062022naslov
1280620224545
22806202248441
Previous Next Play Pause
1 2 3