Në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), që mbahet nga 23 deri më 25 qershor 2022 në Bruksel, Belgjikë, marrin pjesë drejtoresha Sllavica Kutirov dhe ndihmësdrejtori për bashkëpunim ndërkombëtar Zllatko Veterovski. Asambleja diskuton tema kryesore në fushën e bashkëpunimit doganor global, si dhe çështje që janë thelbësore për harmonizimin e operacioneve doganore në botë, ku marrin pjesë drejtorë të administratave doganore nga 183 vende apo territore. Asambleja e sivjetshme është jubilare, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Doganave. Me këtë rast, përveç fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuria, folën edhe Princesha Astrid nga Belgjika dhe Zëvendëskryeministri i Belgjikës dhe Ministri i Financave Vincent Van Petegem.

Temat kryesore për diskutim në seancë janë bashkëpunimi global doganor në periudhën pas Covid-it dhe në kuadër të krizës globale ekonomike dhe energjetike. Temat specifike për diskutim janë: roli i doganave në transformimin digjital, tregtia elektronike, “doganat e gjelbra” dhe menaxhimi i kufijve. U prezantua Plani i ri Strategjik dhe Veprimi i OBD-së, i cili përmban katër prioritetet kryesore - lehtësimin e tregtisë, mbledhjen e të hyrave, mbrojtjen sociale dhe zhvillimin organizativ.

Një nga temat është strategjia e re e OBD-së për shkëmbimin elektronik të të dhënave, me fokus në metodat e reja të rregullimit të tregtisë elektronike, e cila është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. U prezantua mjeti i ri për vizualizimin e bazës së të dhënave për shkëmbimin e informacionit teknik, dhe nga aspekti teknik u diskutuan tema nga disa fusha: ngritja e kapaciteteve të shërbimeve doganore, shpërndarja e tarifave, origjina e mallrave dhe vlera doganore, lufta kundër tregtisë së paligjshme në rajon dhe ndërkombëtarisht dhe përshpejtimi dhe mbështetja e zinxhirit të furnizimit global.

Këshilli i Bashkëpunimit Doganor i Organizatës Botërore të Doganave është një qendër ndërkombëtare e njohur globalisht e ekspertizës doganore dhe ka një rol udhëheqës në zhvillimin, promovimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave moderne doganore. Vendi ynë si anëtar i OBD-së përfaqësohet nga Drejtoria e Doganave dhe është palë kontraktuese për disa konventa dhe instrumente të OBD-së, si: Konventa e Sistemit të Harmonizuar, Konventa e rishikuar e Kiotos për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore dhe  standardet, Kuadri për sigurinë e tregtisë ndërkombëtare.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5