Drejtorët e Drejtorisë së Doganave - Sllavica Kutirov, Regjistrit Qendror - Marija Boshkovska Jankovski dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike - Sanja Llukarevska, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim të realizimit të suksesshëm të aktiviteteve të projekteve për realizimin e Projektit – Përditësimi i Sistemit One-Stop Shop.

Sistemi i përditësuar One-Stop-Shop përfshin shërbime të reja përmes integrimit të Regjistrit Qendror me Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike për pranim automatik të të dhënave dhe dokumenteve për tatimet, kontributet dhe detyrimet doganore të paguara, integrimin me Regjistrin Qendror të popullsisë, teknologjik, përditësimin teknologjik të nënsistemit të shpërndarjes së të dhënave me DHP-në dhe bankat dhe funksionalitete të tjera të reja. Aktivitetet përfshijnë thjeshtimin e proceseve dhe zbatimin efikas të kompetencave të institucioneve, si dhe trajnime për punonjësit dhe shkëmbim përvojash me interes të përbashkët, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike për operatorët ekonomikë.

Drejtoria e Doganave vazhdimisht është duke punuar në digjitalizimin e proceseve dhe thjeshtimin e procedurave doganore dhe ky bashkëpunim pritet të ketë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6