Drejtoresha e Drejtorisë doganore sot në Ohër mori pjesë në ngjarjen qendrore të Samitit Ballkan i Hapur - iniciativë për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, e cila njihet nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet si koncept me rezultate konkrete të dukshme.
Drejtoresha Kutirov, së bashku me përfaqësuesit e vendeve të tjera, pati mundësinë të diskutojë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional në margjinat e Samitit, me qëllim të vazhdimit të aktiviteteve për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare, njohjen reciproke të kompanive me statusin e Operatorit të Autorizuar Ekonomik, Korridoret e Gjelbërta dhe shkëmbimi i certifikatave përmes projektit SEED +. Vendosja e shiritave të Gjelbërt për automjete transportuese në vendkalimet kufitare Qafthanë dhe Tabanovcë mundësojnë qarkullim dukshëm më të shpejtë të mallrave ndërmjet vendeve të Ballkanit të Hapur. Koncepti ONE STOP SHOP funksionon me sukses në vendkalimin kufitar Tabanovcë me Republikën e Serbisë dhe pritet të vendoset së shpejti edhe me Republikën e Shqipërisë.