Drejtoresha Sllavica Kutirov sot ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Kroacisë Mario Demiroviq, në të cilin takim është biseduar për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë duke shkëmbyer përvoja në disa fusha dhe tema aktuale të punës doganore. Janë diskutuar edhe temat nga projekti i përbashkët i Twining: “Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave, politikat tatimore dhe doganore”, ku nëpunësit e Drejtorisë së Doganave kanë mundësi të marrin ndihmë nga ekspertë nga Kroacia dhe Austria në zbatimin e aktiviteteve zhvillimore në përputhje me Planin akcionar.

Drejtorët e të dy organeve doganore shkëmbyen përvoja për aktivitetet që lidhen me modernizimin e pikave kufitare më të ngarkuara dhe terminaleve të brendshme doganore, me qëllim lehtësimin e tregtisë, si dhe metodat për përmirësimin e kapaciteteve dhe organizimit të shërbimit. Gjithashtu temë bisede ishin edhe projektet aktuale të realizuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim të thjeshtimit të procedurave doganore, përmirësimit të kapaciteteve për kontroll dhe kontroll doganor pas zhdoganimit, uljen e kohës së pritjes së kufirit për operatorët ekonomikë, si dhe shkëmbimin e të dhënave ndërinstitucionale në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

Në takimin e sotëm u theksua partneriteti strategjik afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, i cili konfirmoi përpjekjet për bashkëpunim në të ardhmen, përmes aplikimit të praktikave më të mira për afrimin e Drejtorisë së Doganave me doganat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

 

    

    

 

10206202248
2020620224489
3020620224865
Previous Next Play Pause
1 2 3