Në pritje të periudhës së pushimeve verore dhe frekuencës së rritur të udhëtarëve, a me qëllim të sigurimit të lëvizjes së shpejtë të qytetarëve përmes vendkalimeve kufitare, Drejtoria doganore informon:

  • Malli që gjendet në bagazhin personal të udhëtarit  dhe është për nevojat personale lirohet nga pagesa e detyrimeve të importit në vlerë deri në 350 euro në kundërvlerë në denarë.
  • Lejohet importi dhe eksporti i produkteve të duhanit: 200 cigare, ose 100 cigare puro
  • Lejohet futja e parfumeve 50 gram dhe ujë tualeti 0,25 litra.
  • Udhëtarët lirshëm (pa lajmërim) mundë të fusin para në valutë dhe çeqe të cilat janë në valutë të huaj në kundërvlerë deri në 10,000 euro. Mbi 10,000 euro, udhëtarët janë të detyruar ti lajmërojnë. Rregullat janë të njëjta për banorët rezident dhe jorezidentët.
  • Rezidentët  (personat me vendbanim të rregulluar) munden lirshëm të nxjerrin para të huaja dhe çeqe që janë në valutë të huaj  në kundëvlerë deri  2000 euro. Nga 2.000 deri në 10.000 euro, vetëm nëse raportojnë shumën e parave të huaja  dhe çeqeve në organet doganore kompetente. Pastaj duhet të dorëzojnë vërtetim nga banka ose këmbimorja e autorizuar për blerjen e parave të huaja efektive  ose të bazuara në vërtetim nga banka për tërheqjen e devizeve (parave të huaja efektive) nga llogaria personale devizore. Rezidentët nuk mund të bartin para të huaja efektive dhe çeqe në valutë të huaj në kundërvlerë që tejkalon 10 000 euro.

Informacione më të detajuara nga Tanja Ilijoska – Drejtuese e njësisë doganore Gjevgjeli, në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=hq1dt8t46M4